Peshkopi Irinej: KOS simbol i egzistencës së sërbëve, ku ka kishë populli ynë do të mbijetojë
Peshkopi amerikanolindor Irinej i cili sot merr pjesë në konferencën kushtuar Kosovës në Uashington, ka thënë se i tillë tubim që mbahet në SHBA për të parën herë, është shumë i rëndësishëm sesi të dëgjohet e vërteta, duke theksuar se KOS është simboli i egzistencës së popullit sërb kudo ku jeton.
"Pikërisht për këtë kam ardhur sot këtu, të marr pjesë në tubim për të dëshmuar si Kishë se ne nuk qëndrojmë pas trazirave. Kisha qëndron me rendin…", ka thënë peshkopi Irinej për Kosovo onlajn.
Peshkopi tha se Kisha Ortodokse Sërbe është simbol i gjallë i egzistencës së popullit sërb.
“Kudo që të ketë kisha apo manastir, do të thotë që dhe populli sërb është i pranishëm dhe do të jetë në këtë vend. Dhe jo vetëm që do të mbijetojë, por do të ketë prosperitet dhe të jetojë me frymë të plotë. Dhe me mushkëri të plotë të jetojë në Kosovë. Kjo është dëshira e madhe e Kishës ndaj distancohemi nga gjithçka që po ndodh në Kosovë pasi ne nuk qëndrojmë pas kësaj. E vërteta duhet të theksohet në çdo hap” ka thënë peshkopi Irinej.
Duke komentuar deportimin e djeshëm të igumenit Foti të manastirit Devina voda afër Zveçanit pa asnjë lloj spegimi, peshkopi thekson se kjo është “gjë e tmerrshme”.
“Dhe këtu në SHBA na duhet të promovojmë qëndrimin e kishës sonë, popullit tonë. Kjo është e rëndësishme, pasi nëse ne nuk paraqesim të vërtetën, kush tjetër duhet t’a bëjë? Nuk mundemi të fshihemi në vrimën e miut, por të dalim në publik të flasim për veten, për kishën… Kur njerëzit t’a dëgjojnë këtë, ndryshohet ideja rreth KOS…”, ka shtuar peshkopi amerikanolindor Irinej.
komentet