Peshkopi Irinej: Priftërinjtë e KOS nuk janë të dëshirueshëm në Kosovë pasi dëshmojnë prezencën shekullore të kishës në këtë hapësirë

Episkop istočnoamerički Irinej
Burim: Kosovo Online

Kisha Ortodokse Sërbe është pronare e madhe e truallit në Kosovë, pasi aty nuk dëshirojnë prezencën e matejshme të KOS pasi ngado ku ndodhen manastiret, kishat, priftërinjtë, monakët-ata nuk janë të dëshirueshëm pasi dëshmojnë prezencën shekullore të kishës në këto hapësira, ka thënë peshkopi amerikanolindor Irinej.

Ky i fundit duke folur në tubimin kushtuar Kosovës në Uashington nën organizimin e Ambasadës së Sërbisë në SHBA, ka përmendur se komuniteti sërb në Amerikë e kupton se përse janë tubuar.

"Nëse shikoni emrat që përdorim për krahinën tonë, nuk flasim për Kosovën, por për Kosovën e Metohinë dhe Metohia në greqisht do të thotë emër religjioz. Kisha është pronare kryesore e e truallit në K&M, ndaj aty nuk dëshirojnë prezencën e KOS” ka thënë peshkopi Irinej.

Ky i fundit shtoi se është nevojshmëri e madhe që të gjithë njerëzit nga diaspora të jenë ambasadorë të vendit të tyre kur vjen fjala për çështjen e ndezshme të Kosovës.

“N’a nevojiten miq. N’a nevojiten ripërtëritje të marrëdhënieve. Gjithkush duhet të pyesë se çfarë mund të bëjë dhe gjithkush mundet shumë” ka thënë peshkopi.

Ai kujtoi se përfshirja e KOS në negociatat e Vjenës bllokoi në themelimin e Kishës së re Ortodokse Kosovare çka do të ishte shkelje e rregullave kanunore të kishës, si dhe u bllokua edhe propozimi që igumenët e manastireve të jenë me origjinë nga Kosova.

“Me senatorin amerikan Gjorgje Vojnoviq arritëm të parandalojmë djegien e Deçanit gjatë pogromit. Një burrë njeri arriti t’a parandalonte. Gjithkush ka përfaqësuesin e vet politik, kongresmenë vendas, të cilët bisedojnë me ta. Armatosuni me të vërtetën, diturinë. Bëni diçka, ju votoni për ta dhe ke të drejtë të kërkosh atë që dëshiron për popullin tënd. Të tjerët e bëjnë, janë proaktivë. Nëse e bëjmë këtë do të mund të ecim përpara” tha peshkopi Irinej.

Ky i fundit raportoi se kongresmenia Klaudia Teni gjithashtu i tha se sa e vështirë është për të mbrojtur sërbët për shkak të imazhit që ata kanë në media dhe të bindë kolegët e saj se sërbët janë njerëz të mirë.

“Ajo i njeh shumë mirë sërbët, tenton të bindë kolegët e saj, por nuk i’a del dot e vetme, i nevojitet ndihmë. Kemi sërbë që jetojnë në distriktin e saj dhe synimi im është t’a ftoj në kishë për të shprehur mirënjohjen tonë. Helen Deliq Bentli nga Baltimora është shembull për të gjithë me këmbënguljen e saj. Kur shkoj në kishë, mendoj nëse mund të prodhojmë kongresmen, gjyqtar, president. Kjo është detyra jonë. Apeli im është që të shkojmë së bashku, dorë për dore. Së bashku jemi më të fortë”, tha peshkopi Irinej.