Petkoviq: Kurti çdo ditë po i jep goditje fatale procesit të normalizimit
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, vlerësoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i jep goditje fatale procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin në baza ditore me deklaratat dhe veprimet e tij dhe theksoi se thotë para të gjithë akterët ndërkombëtarë se ai nuk ka ndërmend të formojë Asociacionin të Komunave Serbe.
Në një komunikatë për media, Petkoviq, duke iu referuar deklaratës së fundit të Kurtit se Asociacioni i Komunave Serbe “do të ishte një goditje fatale për Kushtetutën e Kosovës”, kujton se është AKS ajo që garanton të drejta të rëndësishme kolektive dhe siguri për popullin serb në Kosovë.
“Pas procesit të Berlinit, takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, fjalët e qarta të presidentit Emmanuel Macron dhe mesazhet e tyre të përbashkëta për rëndësinë e rikthimit në dialog dhe respektimin e marrëveshjeve të mëparshme, dhe para ardhjes së ‘pesës së madhe’ ku ata të gjithë kërkojnë formimin AKS, Kurti thotë se nuk ka asgjë”, thekson Petkoviq.
Ai thekson se një gjë të ngjashme Kurti e bëri vitin e kaluar pas Samitit të Procesit të Berlinit, kur në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme shkarkoi komandantin për rajonin verior, Nenad Gjuriq, pa asnjë arsye, në kundërshtim me frymën dhe shkronjën e dialogut, duke shkelur kështu të gjitha marrëveshjet e arritura.
"Ky ishte një hyrje i dhunës së paprecedentë nga ana e Prishtinës në veri të krahinës. Prandaj lind pyetja - Deri kur komuniteti ndërkombëtar do të shikojë në heshtje sesi Kurti shkatërron dialogun dhe detyrimet e marra më shumë se dhjetë vjet më parë në Bruksel“, thotë Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi thekson se procesi i normalizimit të marrëdhënieve “Kurti si pasues i Adem Demaçit dhe idesë së madhe shqiptare është duke e minuar sistematikisht për më shumë se dy vjet e gjysmë”.
“Gjatë kësaj kohe, Aleksandar Vuçiq po sulmohet në mënyrë obsesive sepse ai është një njeri që i përmbahet shkronjës së dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara, avokon për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe mbron fuqishëm të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk lejon Prishtinën të shkelë të gjitha marrëveshjet e arritura”, ka përfunduar Petkoviq.
komentet