Petkoviq: Kurti më kot shpik terma të rinj për të shmangur detyrimin që ka për formimin e BKS
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka bërë të ditur se Albin Kurti më kot tenton t’i largohet detyrimit që ka për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe duke u fshehur pas disa termave që vetë nuk i kupton, pasi detyrimet e ndërmarra të Prishtinës dhe marrëveshjet e arritura më herët, duhet të zbatohen dhe për këtë nuk ka asnjë dilemë, bën të ditur Zyra për K&M.
Petkoviq nënvizon se Kurti "mund të thotë çfarë të dojë për konsum të brendshëm politik dhe të përpiqet të qetësojë atmosferën e ndezur politike dhe sulmet në Prishtinë, por detyrimi për formimin e BKS, është përcaktuar qartë në të katër marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të cilat janë të detyrueshme për Kurtin në çdo gërmë të shkruar".
"Kështu që nuk është nevojshme që Osmani dhe Kurti të shpikin terma të reja apo interpretime të paqëndrueshme, kur e dinë mjaft mirë se çfarë është nënshkruar 10 vjet të shkuara në Bruksel dhe çfarë është angazhuar Kurti në Ohër. Këtë e ka konfirmuar ndërmjetësuesi në dialog Mirosllav Llajçak, i cili pa mëdyshje theksoi se marrëveshjet rreth BKS në vitin 2013 dhe ajo e vitit 2015 duhet të zbatohen, kë nënvizuar Petkoviq.
Ky i fundit ka thënë se nuk mundet sërish të negociohet, e as të ribëhen marrëveshjet e firmosura këtu e 10 viteve të shkuara "sadoqë Kurti mendonte se lojërat gjuhësore mund t'i blenin kohë shtesë në shmangien e detyrimeve”.
“Kurti dhe Osmani janë të fundit që duhet të përcaktojnë nivelin e të drejtave të sërbëve në Kosovë e Metohi, duke qenë se mosveprimi i tyre dhe shkeljet e të drejtave themelore njerëzore dhe demokratike të popullit tonë në krahinë, janë të mirënjohura për të gjithë” ka thënë Petkoviq.
komentet