Petkoviq: Kurti shkatërroi vetë dialogun në Bruksel me dhunë e terror-dhe për këtë janë të vëtdijshëm në UE

petkovic
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka reaguar ashpërsisht ndaj akuzave më të fundit të kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti se Sërbia saboton dialogun, duke theksuar se ai vetë personalisht e ka shkatërruar me dhunë e terror.

Petkoviq në publikimin tek rrjeti “X“ thekson se UE është i vetdijshëm se kush e saboton dialogun por që nuk ndërmarrin asgjë për këtë gjë.

“Çfarë paradoksi! Zjarrëvënësi Kurti, sabotatori kryesor i dialogut, tani akuzon Beogradin për sabotim. Vetë Kurti ka shkatërruar dialogun në Bruksel me dhunë e terror-dhe për këtë në UE janë të vetdijshëm. Por që asgjë nuk ndërmarrin!“, ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit kujtoi që as pas 12 vitesh pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është formuar ende Bashkësia e Komunave Sërbe (ZSO), çka, sikurse thotë, është “turp”.

“Ndaj as sot 12 vite pas marrëveshjes së Brukselit, nuk kemi BKS. Turp!“, ka thënë Petkoviq.