Petkoviq: Mbyllja e ambulancave dhe heqja e tabelave nga shkollat, është goditje direkte e Prishtinës ndaj institucioneve shëndetësore e arsimore

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është shprehur se mbyllja e dy ambulancave në fshatrat Gryka e Thatë dhe Banje, si dhe heqja e tabelave nga shkolla fillore në këto vende dhe nga shkolla e mesme në Sërbicë, janë goditje direkte ndaj institucioneve arsimore e shëndetësore sërbe.

“Sipas urdhërit të Albin Kurtiit, Prishtina sot në të Premten e Madhe, në fshatrat sërbe të Komunës së Sërbicës-Gryka e Thatë dhe Banje, u mbyllën dy ambulancat e vetme sërbe në këto vende. Me mbylljen e këtyre institucioneve shëndetësore, më shumë se 250 sërbë në fshatrat Gryka e Thatë dhe Banje, ngelen direkt pa kujdes shëndetësor dhe shërbime medicinale dhe kjo në prag të festës më të madhe kristiane dhe sërbe sikurse është Pashka. Zyra për Kosovë e Metohi nuk do të lejojë që populli ynë të qëndrojë pa kujdes shëndetësor dhe do të gjejë mënyrën për t’i ndihmuar”, tha Petkoviq.

Sikurse shton ky i fundit, me rastin e bastisjes në fshatrat Gryka e Thatë dhe Banje, u hoqën dhe tabelat me emrat e të dy shkollave fillore në këto vende, si dhe e Shkollës së Mesme Teknike në Grykën e Thatë. 

"Rreth këtyre lëvizjeve eskaluese menjëherë informova ndërmjetësuesin në dialog, Peter Sorensen dhe të gjithë përfaqësuesit relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, pasi kjo lloj sjelljeje e Prishtinës përfaqëson direkt shkelje të zgjidhjes së arritur të BE e cila mundëson funksionimin e pandërprerë të institucioneve arsimore e shëndetësore sërbe në K&M. Kujtoj se ndërmjetësi në dialog Peter Sorensen tha publikisht në konferencë në Prishtinë më 14 mars, se zgjidhja "ndali çdo ndërprerje të shërbimeve shëndetësore e arsimore".

Petkoviq theksoi se lëvizja e re eskaluese që ndërmori Prishtina, paraqet goditje direkte ndaj institucioneve shëndetësore e arsimore sërbe dhe vjen vetëm një ditë pas vizitës së Sorensen në Beograd, çka Prishtina e bën të qartë se po ndërmerr lëvizje të njëanshme dhe të paligjshme që kanë për synim eskalim të ri të situatës në terren.

"Pres reagim urgjent nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, pasi këto lëvizje të Kurtit paraqesin goditje ndaj vetë thelbit të marrëveshjes së dakordësuar, por edhe arritjeve të dialogut dhe nuk duhet të kalojnë pa angazhimin urgjent dhe adekuat të atyre që garantuan zgjidhjen", konkludon drejtori i Zyrës për K&M.