Petkoviq: Rrjedha dhe drejtimi i dialogut definohet qartë në kornizë dhe jo nga ëndrrat e kota të dikujt

Petar Petković i Anke Konrad
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës Glauk Konjufca se dialogu tani është në kompetencën e MPJ të Kosovës dhe u shpreh se drejtimi i dialogut përcaktohet qartë në kornizën definuese.

“Negociatori i Prishtinës në dialog, pavarësisht nga zgjidhja e kuadrove, është vetëm përfaqësues i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPV) në Prishtinë. E gjitha në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB dhe Rezolutën e AP të KB (2010) mbi nisjen e Dialogut për statusin neutral. Është qartësisht e definuar korniza e jo ëndrrat kot të dikujt, që përcakton rrjedhën dhe drejtimin e dialogut”, shkroi Petković në rrjetin social.

Nënkryetari i parë i qeverisë së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, është takuar sot në Prishtinë me përfaqësuesin special të BE për dialog Peter Sorensen, të cilin e informoi se proçesi i dialogut tani do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.