Radojkoviq: Kurti në zgjedhje dëshiron vetëm “sërbë të përshtatshëm”, teston “vijat e kuqe” të Perëndimit

Stefan Radojković
Burim: Kosovo Online

Historiani Stefan Radojkoviq vlerëson se ndalimi i Listës Sërbe në zgjedhjet vendore është presion i qartë ndaj komunitetit sërb dhe mesazh që në zgjedhjet duhet të marrin pjesë vetëm “sërbë të përshtatshëm“. Ai u shpreh se në këtë mënyrë Albin Kurti teston dhe “vijat e kuqe” të Perëndimit, por që nuk duhet të pritet reagim i madh prej bashkësisë ndërkombëtare.

“Deklarata të ngjashme tashmë egzistojnë dhe tani po vijnë deri në përmbushjen e pjesshëm të tyre. Presioni ndaj komunitetit sërb është i dukshëm dhe e gjitha kjo në përputhje me orjentimin ideologjik të Lëvizjes Vetvendosja. Ata mbështetën idenë që vetëm popullsia lokale shqiptare e sërbe duhet të pyetet për vetëqeverisjen në Kosovë e Metohi. Kjo me të vërtetë do të thotë se sërbët e Kosovës e Metohisë mund të marrin pjesë në zgjedhje, por që nuk mund të kenë ndonjë lidhje, si reale apo perceptuese me Sërbinë dhe natyrisht dhe me institucionet e saja” ka thënë Radojkoviq për Kosovo onlajn.

U shpreh se është “ironi e veçantë” që Lista Sërbe “titullohet” si “organizatë terroriste”.

“Për mua është veçanërisht interesante se ata Listën Sërbe e quajnë organizatë terroriste duke patur parasysh historinë e luftës shqiptare në Kosovë e Metohi kundër institucioneve të Sërbisë. Kjo ka ironi të veçantë” theksoi ai.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dje nuk çertifikoi Listën Sërbe për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 12 tetorit.

Ky vendim u mor me dy vota vota “pro”, dy vota “kundër” dhe shtatë abstenuan.

“Kundër (Listës Sërbe) ishin dy përfaqësuesit e Vetvendosjes, ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare kanë qenë thjesht abstenuese nga votimi çka është sygjeruar për disa gjëra. E para, shkaku i vendimit të tillë të KQZ bie vetëm mbi supet e Lëvizjes Vetëvendosje, çka ajo natyrshëm e dëshiron. Dëshiron të tregohet si parti që është e vetme për çështjen e ndikimit apo egzistencës në diçka çka perceptohet si ndikim i Sërbisë në Kosovë e Metohi” thotë Radojkoviq.

Abstenimi i partive opozitare, e para së gjithash e PDK dhe LDK, interpretohet si tentativë e tyre se “nuk bashkohet” se janë “aleat të sërbëve”.

“Por njëkohësisht nuk dëshirojnë që t’i bashkohen Lëvizjes Vetvendosja, por të distancohen nëse do të ketë ndonjë reagim të veçantë para së gjithash nga Uashingtoni” beson ky analist. Paralajmëron se vendim i tillë nga KQZ, erdhi pas takimit me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA Ana Pratipati me kryeministrin në mandatin teknik të Kosovës Albin Kurti në të cilën ajo “ja vuri qartë në dukje” se pret që “mos të ketë ndonjë bllokim” si për Listën Sërbe, ashtu dhe për partitë e tjera që vijnë prej komunitetit sërb.

“Ky është mesazh për komunitetin sërb që të vetmit ‘sërbë të mirë’ janë ata sërbë që mbështesin administratën e përkohshme prishtinase, e veçanërisht kryeministrin Albin Kurti. Por që kjo thjesht, nuk do të bindë komunitetin sërb që të votojë cilindo Albin Kurti proksi, por që me gjasa, nëse qëndron në fuqi ky vendim, ata do të votojnë cilëndo parti tjetër që prezanton autentikisht sërbët në Kosovë e Metohi” shpreh bindjen Radojkoviq.

I pyetur nëse pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për ndalimin e Listës Sërbe, Radojkoviq thotë se ajo dëshiron të “shikojë pas shpine” Kurtin pasi tregoi se është jo bashkëpunues e në veçanti me Uashingtonin por që në fakt nuk duhet të pritet “reagim i ashpër apo dënim i madh”.

“Nuk pritet asnjë reagim i ashpër apo dënim i madh e veçanërisht tek disa lëvizje konkrete të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Uashingtonit. Por do të jetë interesante të shikohet sesa me të vërtetë Albin Kurti mund të levizë ’kufirin’ dhe të tregojë jobashkëpunim” beson Radojkoviq.

Me këtë vendim të ndalimit të Listës Sërbe, Kurti do të testojë bashkësinë ndërkombëtare.

“Albin Kurti teston se cilat janë ’vijat e kuqe’ për bashkësinë ndërkombëtare ndonëse në prag të kësaj mbledhjeje, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane i’a bëri qartë se diçka e tillë nuk është e dëshirueshme apo se nuk do të tolerohet” thekson Radojkoviq.

Ky i fundit beson se lëvizjet konkrete që do të përfshinin dhe sanksionimin e politikanëve të caktuar, do të ishte reagim i duhur i Perëndimit.

“Ky do të ishte hap konkret, por që nuk jam mjaft optimist” konkludoi Radojkoviq.