Radosavljeviq: Buxheti i Lleposaviqit që ishte planifikuar nga pushteti i kaluar nuk pasqyron nevojat e qytetarëve, shpresojmë për ribalancim
N/kryekomunari i Lleposaviqit Marko Radosavljeviq, duke folur për 100 ditët e para të punës së pushtetit të ri në komunen e vet, thotë se me marrjen e detyrës, u perceputua mosfunksionaliteti i shërbimeve komunale dhe buxheti tashmë i planifikuar që nuk pasqyron nevojat reale të qytetarëve, por që shpresojmë për ribalancimin të tij. Si “çështje mbi gjithë çështjet” të cilës Komuna do t’i përkushtohet, thekson se është zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë.
"U gjendëm në buxhet që ishte planifikuar tashmë nga pushteti i mëparshëm i cili nuk pasqyron nevojat reale të qytetarëve. Gjithashtu, nuk u organizua asnjë dëgjesë publike sesi qytetarët të mund të përfshiheshin në paraqitjen e problemeve. Në fillim, u morëm me efikasitetin e shërbimeve dhe u përpoqëm t’a hapnim Komunën për të gjithë qytetarët. Është shumë e rëndësishme për ne që qytetarët të vijnë në institucion, të paraqesin problemin e tyre dhe që ai problem të marrë përgjigje apo të zgjidhet", tha Radosavljeviq për Kosovo Onlajn.
Ai thekson se shpreson që të shkohet në ribalancim të buxhetit dhe se do të jetë e mundur që në bashkëpunim me qytetarët dhe përmes dëgjesave publike, të krijohen projekte sipas prioriteteve në cilin drejtimin duhet të zhvillohet Lleposaviqi.
Sipas fjalëve të tij, në sektorin komunal janë problemet më të mëdha si nga mbledhja e mbeturinave dhe furnizimi me ujë.
"Furnizimi me ujë është çështja më urgjente dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë për t’a zgjidhur këtë vit. Jemi në fazën e hartimit të dokumentacionit të projektit dhe sigurimit të formaliteteve kadastrale e pastaj, në bashkëpunim me Ujësjellësin Rajonal të Kosovës, me të cilin kemi bashkëpunim të mirë, do të provojmë të realizojmë këtë çështje shumë të rëndësishme për qytetarët tanë", njofton Radosavljeviq.
Ky i fundit thekson se përgjegjësitë e komunave definohen në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, por që tendenca është që autoritetet qëndrore të Prishtinës gjithmonë e më shumë tentojnë t'u marrin disa kompetenca komunave.
"Do të luftojmë kundër vendimeve të tilla, do të tentojmë që me luftën institucionale gjëra të tilla t'i ndalim aq sa të kemi forcë", thotë nënkryekomunari i Lleposaviqit.
Veçanërisht thekson se në dhjetor u miratua plani i kuadrit në bashkëpunim me shërbimin ligjor e administrativ.
"Kjo është mjaft domethënëse për qytetarët sepse kjo do të thotë se në të ardhmen do të ketë punësime të reja", thotë Radosavljeviq.
Ky i fundit njofton se theksi në ditët vijuese do të jetë në rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe përsosjen e hapësirës dhe fton qytetarët të përfshihen dhe të kontribuojnë me propozime dhe punë konkrete.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Lleposaviqit Marko Rakiq thotë se Kuvendi në konstituimin e ri që nisi nga puna në dhjetor të vitit 2025, në 100 ditët e para ndërmori mjaft vendime të rëndësishme.
“I pari ishte tërheqja nga Shoqata e Komunave Kosovare ku nuk kemi parë interesin tonë. U mor vendimi për bashkëpunimin ndërkomunal me Komunën e Graçanicës, ndërsa ndërpremë marrëveshjet që ishin arritur me Komunën e Podujevës, atë të Kamenicës dhe kompaninë Trepça-Jug. U mor vendimi për të nisur procedurën e zëvendësimit të simbolit të komunës së Lleposaviqit, pasi besojmë se në mbledhjen e mëparshme u vendosën disa simbole që nuk ishin në interes të qytetarëve, ku këta të fundit nuk ishin të përfshirë në të, as nuk u krye sipas procedurave ligjore që parashikojnë miratimin e vendimeve të tilla", thekson kryetari i KK të Lleposaviqit për Kosovo Onlajn.
Në fillim, thotë ai, kishin probleme të mëdha me dokumentacionin e paplotë, çka nuk mundën që të vlerësonin funksionimin e Kuvendit të mëparshëm. Pasi i’u drejtua Ministrisë së Vetëqeverisjes Vendore, një pjesë e dokumentacionit u mor, ende nuk e pasqyron plotësisht situatën faktike.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit që u mbajt në këtë periudhë, kujton ai, kishte të bënte me sigurinë në Komunën e Lleposaviqit, pasi qytetarët janë të shqetësuar për gjithçka që ka ndodhur vazhdimisht vitet e fundit.
"Kuvendi është aty për të qenë zëri i popullit, që haptazi të paraqesin qytetarët e tij dhe për të paralajmëruar hapur kundër mosrespektimit të ligjit nga institucione të caktuara", konkludon ai.
Ministrisë së Infrastrukturës, shton Rakiq, Kuvendi i përcolli iniciativën në të cilën kërkohej që të rishikohet gjendja e rrugëve.
"Përditë jemi dëshmitarë se gjendja e rrugëve është e keqe. Ka pasur disa punime, por në infrastrukturë veç rrugëve, asgjë nuk është bërë. Duam të kemi informacion të hapur se kush po e bën këtë, cilat janë planet, kur dhe çfarë është parashikuar. Ne këtë tani nuk e dimë", thotë ai.
0 komentet