Todiq: Komunat në veri braktisën SHKK pasi anëtarësimi në të nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve
Kryekomunari i Lleposaviqit Zoran Todiq tha sot se të katër komunat në veri të Kosovës braktisën Shoqatën e Komunave Kosovare pasi anëtarësimi në këtë organizatë ka qenë rezultat i vendimeve politike të kryekomunarëve të mëparshëm që nuk kishin legjitimitet dhe jo pasqyrim i vullnetit të qytetarëve.
“Duket se në Prishtinë u duhet kohë që të pranojnë realitetin e ri-se vendimet merren në përputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe jo vetëm në bazë të direktivave politike. Katër komunat në veri braktisën Shoqatën e Komunave Kosovare pasi anëtarësimi në të ishte rezultat i vendimeve politike të qeverisjes së mëparshme dhe të kryekomunarëve të mëparshëm pa legjitimitet të vërtetë dhe jo pasqyrim i vullnetit të qytetarëve” ka thënë Todiq.
Në përgjigje të ministrit të pushtetit lokal dhe vetqeverisjes në mandatin teknik Elbert Krasniqi, i cili sot më herët tha se vendimi i kuvendeve komunale në katër komuna për braktisjen e SHKK është i paligjshëm pasi këtë pikë të rendit të ditës e paraqitën kryekomunarët, Todiq theksoi se sipas Ligjit të vetqeverisjes vendore kryekomunarët kanë të drejtën e propozimit të dekreteve, vendimeve dhe akteve të tjera.
Në vend të akuzave të përgjithshme, thekson Todiq, do të ishte e udhës të bëhej pyetja se ku janë vendimet e kuvendeve në veri që duhet të egzistojnë në arkivat komunale.
"Në Komunën e Lleposaviqit, për shembull, vendime të tilla nuk u gjetën, ashtu sikurse nuk u gjetën as kompjutera, kontrata, as pjesë e konsiderueshme e inventarit dhe dokumentacionit komunal", qartësoi Todiq.
Ky i fundit shtoi se Krasniqi është mirënjohur me faktin se kuvendet në katër komuna as nuk u mblodhën dhe as u mbajtën në përputhje me ligjin gjatë periudhës së qeverisë së mëparshme.
"Kjo ishte periudhë bllokade institucionale dhe mungese përgjegjësie. Madje dhe në situatat kur mbledhja e mëparshme funksionoi formalisht pa kapacitet të plotë-me vetëm 14 nga 19 këshilltarët e parashikuar sipas ligjit-nga ministria e linjës nuk pati asnjë reagim ndonëse proçedurat u shkelën dukshëm. Pikërisht për këtë në periudhën e ardhshme, do të kryhet shqyrtim gjithëpërfshirës i vendimeve të tjera të marra gjatë asaj periudhe sesi të konfirmohet ligjshmëria dhe validiteti institucional. Kjo periudhë ka mbaruar. Sot nis koha e rendit, ligjshmërisë dhe përgjegjësive institucionale. Në këtë realitet të ri, duket se duhet të mësohen të gjithë", tha Todiq.
Ndërkaq, këshilltarët nëpër kuvendet komunale të katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Lleposaviqi dhe Zubin Potoku të premten votuan daljen prej Shoqatës së Komunave Kosovare.
Sipas proçedurës, çdo vendim i marrë në kuvendet vendore duket të kalojë përmes dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Vendore.
Katër komunat në veri me shumicë sërbe, hyrën në Shoqatën e Komunave Kosovare në vitin 2023, pasi këto vendime u morën nga shumica shqiptare e këshilltarëve në këto komuna, të zgjedhur në zgjedhjet në të cilat sërbët i bojkotuan.
0 komentet