Rakiq me Zaracin dhe Ajigner për formimin e BKS
Burim: Srpska lista
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka takuar në Mitrovicën e Veriut të dërguarit special të Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin dhe Johanes Ajgner.
Siç thuhet në njoftimin e Listës Serbe, në takim kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq, anëtari i kryesisë Millan Radojeviq, si dhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode.
Ballëtarët e Listës Serbe theksuan nevojën e formimit urgjent të Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen në Bruksel dhe theksuan represionin që institucionet e Prishtinës po bëjnë ndaj serbëve dhe nevojën që urgjentisht të ndalet shtypja e popullit serb, shtohet në deklaratë.
komentet