Rapajiq: Me shumë gjasa pason çështja e re eKushtetuese me qëllim koordinimin që zgjedhjet të jenë më 12 tetor

Rapajić
Burim: Kosovo Online

Drejtori programues i OJQ Qendra për Përfaqësim dhe Kulturë Demokratike nga Mitrovica e Veriut Aleksandar Rapajiq ka thënë për Kosovo onlajn se supozon se, pasi të skadojë afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e parlamentit, hapi tjetër do të jetë që presidentja e Kosovës t’a referojë çështjen tek Gjykata Kushtetuese se çfarë mund të bëjë më tej e më pas kjo çështje siç thekson, do të jetë në funksion të zgjatjes së shpalljes së zgjedhjeve në mënyrë që ato të mund të mbahen së bashku me ato vendore më 12 tetor.

"Nëse afatet që egzistojnë tani do të respektoheshin, pas dështimit për të formuar Kuvendin, presidenti ka 30 ditë kohë për të shpallur zgjedhjet dhe ato të jashtëzakonshme mbahen 45 pas shpalljes. Me këto afate, është e pamundur të mbahen zgjedhjet më 12 tetor, por do të ishin disa javë më herët dhe nuk ka logjikë që të shkojmë në afat kaq të shkurtër dy herë në zgjedhje. Ndaj presidentja do t'ia referojë çështjen Gjykatës Kushtetuese se çfarë duhet të bëjë dhe kjo do ta zgjasë gjithçka për një ose dy javë, në mënyrë që të mund të ishte kombinuar për të mbajtur zgjedhjet më 12 tetor, kur mbahen edhe ato vendore", mendon Rapajiq.

Situata egzistuese, vlerëson ai, më shumë i përshtatet Vetëvendosjes dhe qeverisë aktuale sepse sikurse thotë, "qeveria e Kurtit vazhdon të qeverisë".

“Shikojmë se përveç asaj se çka kanë rezultat më të keq në zgjedhje dhe nuk kanë mundësinë të formojnë shumicën në Kuvend, qeveria e Kurtit ende qeveris. Dhe kjo nuk funksionon si qeveri teknike, por ajo merr vendime si çdo qeveri e rregullt-shpenzon buxhetin, shpall tendera, merr disa vendime shumë të rëndësishme, çka në thelb qeveria teknike nuk duhet t’i bëjë. Kjo Vetvendosjes i përshtatet sepse pa fituar zgjedhjet vazhdojnë të qeverisin”, konstaton bashkëbiseduesi ynë.

Nëse zgjedhjet parlamentare do të jenë më 12 tetor, sikurse thotë, rezultatet finale mund të priten në fillim të nëntorit, çka do të thotë formimi i Kuvendit deri në Vitin e Ri "nëse formohet".

“Në thelb, qeveria e Kurtit po e zgjat sundimin e saj edhe për një vit” thekson Rapajiq.

Ky i fundit beson se skenarë të tjerë përveç zgjedhjeve të reja, nuk ka.

"Është e pamundur që Kuvendi të vazhdojë punën dhe që këta deputetë sërish të tentojnë të formojnë Kuvendin. Mendoj se këto skenarë nuk janë të mundur dhe se skenari më i mundshëm është të shkohet në zgjedhje të reja, çka në këtë situatë dhe me këtë shpërndarje forcash mund të jenë zgjidhja më e mirë. Ndoshta duhet të kishim shkuar në zgjedhje të reja më herët", bën të ditur Rapajiq.