Rastovac Siamashvili: Kosova nuk ka mbështetjen e anëtarëve të Unesko-s për pranim në këtë organizatë

Rastovac Siamašvili
Burim: Kosovo Online

Ambasadorja e Sërbisë pranë Unesko-s Tamara Rastovac Siamashvili ka thënë për Kosovo onlajn se fakti që Sërbia për të tretën herë është zgjedhur për anëtare në Këshillin Egzekutiv të kësaj organizate, është sinjal i qartë i reputacionit, peshës dhe ndikimit që Sërbia ka të cilin do t’a përdorë në angazhimin për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore dhe historike në Kosovë. Ajo gjithashtu thekson se në këtë moment Kosova nuk ka mbështetjen e anëtarëve të UNESKO për pranim në këtë organizatë.

Ambasadorja thotë dhe se Sërbia ishte e sigurt në vetvete dhe priste rizgjedhje.

“Kjo është diçka çka është theksuar edhe nga ministri Daçiq, por edhe nga ne në shumë raste. Ishim optimistë, por kurrë nuk i dihet, pasi është votim i fshehtë dhe ju nuk e dini plotësisht rezultatin, por mund të themi se nuk u surprizuam me suksesin dhe jemi të kënaqur me numrin e votave. Mendoj se nuk kishte absolutisht asnjë dilemë. Sapo përfundova mbledhjen e Byrosë së Konferencës së Përgjithshme, ku edhe kolegët anëtarë të Byrosë na uruan përmes serisë së mesazheve që kemi marrë, sidomos pas zgjedhjeve, të gjithë theksuan se Sërbia është fituese absolute, veçanërisht në grupin tonë elektoral. Në grupin tonë elektoral ashtu sikurse dhe në atë azi-paqësor ka pasur garë, pra, ka pasur më shumë kandidatë sesa numri i vendeve të lira. Kështu që vetëm për këtë, suksesi ynë është edhe më i madh", tha Rastovac Siamashvili. Kjo e fundit thekson se kjo fitore hap hapësirë ​​më të gjerë për manovrim në periudhën e ardhshme në kuptimin abgazhimit sërb në organizatë.

“Trashëgimia jonë kulturore e fetare në K&M janë prioritet absolut në aktivitetet e Sërbisë dhe këtij delegacioni të përhershëm. Kështu që anëtarësimi ynë në Këshillin Egzekutiv, të cilin do t’a përdorim për promovimin e mëtejshëm të dukshmërisë së Sërbisë, do të ndihmojë pashmangshmërisht dhe në aktivitetet e mëtejshme për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare. Dua t’ju kujtoj se Komiteti i fundit për Trashëgimi Botërore absolutisht pa diskutim, mori vendim që trashëgiminë tonë kulturore dhe fetare në K&M t’a mbajë në listën e rrezikshmërisë, ku morëm mbështetje të madhe nga anëtarët e Komitetit dhe ky është një tjetër konfirmim i reputacionit që gëzon Republika e Sërbisë në UNESKO”, tha ambasadorja.

Kjo e fundit shtoi se një nga arsyet përse Sërbia mori kaq numër të madh votash, ishte roli i saj balancues.

“Kjo është diçka që të gjithë presin nga ne dhe do të shtoja se në bisedat me kolegët dhe zyrtarët e UNESKO, pas rizgjedhjes u theksua rëndësia e rolit të balancuar që luan Sërbia dhe kjo mendoj se është një nga arsyet përse kemi marrë një numër kaq të madh votash”, theksoi ajo.

Duke folur për deklaratën e ambasadores së Shqipërisë në UNESKO, Besiana Kadare, e cila tha se Kosova është “projekt për të cilin do të punohet” dhe se anëtarësimi i saj në UNESKO do të ndodhë, Rastovac Siamashvili thotë se Kosova nuk ka absolutisht asnjë mbështetje.

“Unesko nuk merret me statusin e territorit dhe fuqishëm insiston tek depolitizimi. Pa dëshirën për të komentuar deklaratën e ambasadores shqiptare, por nëse theksohet dhe potencohet integriteti territorial dhe sovraniteti i disa shteteve, e pamundur të anashkalohet dhe të mos theksohet nevoja për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Sërbisë. Sa i përket ndonjë kërkese të ardhshme të Prishtinës, mund të them me bindje absolute se në këtë moment nuk e kanë mbështetjen e anëtarëve të UNESKO dhe tek kjo janë të vetëdijshëm”, tha Rastovac.