Sërbia sërish zgjidhet në Këshillin Egzekutiv të Uneskos për të tretën herë radhazi

Unesko
Burim: unesco.org

Sërbia sot sërish për të tretën herë radhazi, është zgjedhur për anëtare në Këshillin Egzekutiv të Uneskos.

Siç bëhet e ditur në sajtin e Uneskos, Sërbia mori më shumë vota nga grupi i vendeve europianolindore-gjithsej 137.

Kandidaturën e Sërbisë e ka bërë të njohur para disa ditësh ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate në Kombet e Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë.

Ambasadorja e Sërbisë pranë Uneskos Tamara Rastovac Siamashvili e cila në dy vitet e fundit kryesonte Këshillin Egzekutiv të Uneskos, vlerësoi me rastin e votimit se Sërbia ka shance të mëdha që të zgjidhet sërish në këtë organ dhe se kandidatura në të cilën Beogradi zyrtar sërish paraqiti për anëtarësi në Këshillin Egzekutiv të Uneskos, u prit mirë nga vendet anëtare.

“Ajo që bie në sy nga ana jonë në bisedat me kolegët dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të UNESKO, është se Sërbia është faktori balancues në UNESKO përfshirë edhe Këshillin Egzekutiv. Që do të thotë se ne jemi vend që insiston absolutisht në dialog, në kërkim të kompromisit, konsensusit dhe multilateralizmit. Kjo është diçka dhe veçori e politikës sonë të jashtme dhe kjo manifestohet edhe në performancën tonë këtu në UNESKO. Kjo është diçka për të cilën kam insistuar si kryesuese e Këshillit Egzekutiv”, tha Siamashvili për Kosova Onlajn.

Ish-diplomatët sërbë para votimit theksuan se rizgjedhja e Sërbisë në Këshillin Egzekutiv të UNESKO do të ishte konfirmim i rolit konstruktiv që Sërbia luan në këtë organizatë ndërkombëtare, çka do t'i mundësonte Beogradit zyrtar të jetë aktiv në këtë organ në baza ditore.

Ri-anëtarësimi do të kontribuonte që të mund të reagonim urgjentisht në çdo situatë edhe kur, eventualisht, Prishtina të riaktivizojë kërkesën për anëtarësim, e cila aktualisht është në proces “pushimi”.

Anëtarë të rinj të Këshillit Egzekutiv të UNESKO nga i njëjti grup zgjedhor janë Shqipëria, Sllovakia dhe Republika Çeke.