REL: Llajçak nga 1 shtatori ambasador i BE-së në Zvicër
Burim: Kosovo Online
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Llajçak, i cili aktualisht është i dërguari special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, njofton Radio Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burime diplomatike se Llajçak do të fillojë mandatin e tij në kryeqytetin zviceran, Bernë, më 1 shtator të këtij viti.
Llajçak u emërua në pozitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës më 3 prill 2020.
Të njëjtat burime i thanë për REL se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur shef i ri i zyrës së bllokut evropian në Kosovë.
Kur të konfirmohet zyrtarisht, Orav do të zëvendësojë ambasadorin aktual Tomas Szunyog në këtë pozitë në Prishtinë.
0 komentet