Ristuqa: Nuk egziston zgjidhje ushtarake për Kosovën, nevojitet normalizim i marrëdhënieve

Komandanti i Kfor gjeneral-major Anxhelo Mikele Ristuqa ka thënë sot se nuk egziston zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë, si dhe duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton RTV.
"Nuk egziston zgjidhje ushtarake, egziston vetëm zgjidhje politike. Ne, ushtria, mund të krijojmë kushte sigurie sesi të mbajmë në jetë dialogun" ka thënë Ristuqa për gazetën italiane "Republika".
Ai theksoi se ajo çfarë ka ndodhur në fundjavë në Banjskë nuk është pika e kthesës, por evolucion i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
"Dëshiroj të jem optimist dhe se mendoj se ajo që ndodhi mund t’i nxisë palët të mendojnë mençurisht. Nëse kjo nuk do të ndodhte, Kfor do të duhej më shumë të angazhohej" bën të ditur Ristuqa.
Ky i fundit shtoi se situata në veri të Kosovës momentalisht është e qetë, por vazhdon të jetë "thellësisht jostabile".
Pyetjes nëse është e mundur që Kfor të zëvendësojë policinë kosovare në zonat ku ka më shumë tension, Ristuqa thotë se ky është vendim politik ku merret në koordinim me NATO.
Duke folur për konfliktet e sërbëve të Kosovës dhe policisë kosovare në maj të këtij viti, ai tha se autoritetet prishtinase kanë injoruar këshillat e Kfor, çka efektivët e tij në fund paguan çmimin për këtë.
Ai shtoi se autoritetet prishtinase atëherë dhanë vlerësimet të cilat nuk kanë qenë në kuadër të pritshmërive të misionit.
"Pasojat i ndjemë më 29 maj. Na sulmuan sërbët kosovarë, por apriori u mbajtën zgjedhjet të cilat nuk mundësuan stabilitet" ka thënë Ristuqa.
0 komentet