Sellakoviq: Ata që sponsorizuan pavarësinë e Kosovës po nxitojnë, por atë që doni prej prej nesh kurrë nuk do t’a keni
Ministri punës, veteranëve dhe çështjeve sociale Nikolla Sellakoviq thotë se Sërbia ka të drejtën e plotë që ditën e sotme, Ditën e Armëpushimit, t’a quajë ditën e fitores së saj mbi të gjitha për trimërinë e saj në përballjen e dy perandorive dhe një vendi fqinj dhe numrit të viktimave që pësoi.
Sellakoviq në intervistën për “Novosti” ka thënë se fjala formalo-ligjore për Ditën e Armëpushimit u nënshkrua më 11 nëntor të vitit 1918 në trenin e rajhut gjerman.
“Thelbësorja deri tek ky armëpushim nuk do të vinte nëse nuk do të ishte fitorja e aleatëve. Lufta e Parë Botërore ishte veçse porta hyrëse e Luftës së dytë Botërore e cila u mbyll me kapitullimin e Gjermanisë. Me shumë mundësi për të mos u përsëritur ajo çfarë ndodhi në 1918 ndërsa ishte veçse nënshkrim i armëpushimit nën kushte të caktuara të cilat ishin shumë të kufizuara. Më shumë për formën sesa për thelbin, Sërbia ka të drejtën e plotë që këtë ditë t’a quajë ditën e fitores së saj, fitoren e Davidit ndaj Goljatit, shtet i vogël si territor dhe për nga numri i banorëve ku në një pjesë të luftës rrëzoi dy perandori dhe një shtet fqinj. Duke patur parasysh sesa viktima dha populli sërb në mbarë epopenë e luftës ku jemi unikalët në historinë e botës, besoj se për nga detyrimi moral që këtë ditë t’a quajmë si ditën e fitores së Luftës së Parë Botërore” thotë Sellakoviq.
Deri në çfarë mase periudha e Luftës së Madhe është e prirur ndaj inxhinierisë post‘historike? Jemi dëshmitarë të tentativave të vazhdueshme për t‘a kthyer Gavrillo Principin në terrorist sërb, dhe kjo jo vetëm në ish-republikat jugsllave në perëndim të Drinës...
Padyshim se kur flasim për Gavrillo Principin, është fjala për tiranovrasësin, jo terroristin. Ata që ishin afër atij që u vra në atentat, kurrë nuk do të pranojnë që trashëgimtari i tyre i fronit të ishte tiran. Dhe gjithçka dëshmohet tek kjo-sjellja e Perandorisë Austro-Hungareze ndaj popullit sërb në B&H, fakti që sërbët pa bazë reale e juridike u burgosën, i’u konfiskuan pronat, se u keqtrajtuan nëpër burgje. Politika zyrtare austro-hungareze në B&H nisi t'i mohonte sistematikisht popullit sërb të drejtën për identitet dhe përcaktim kombëtar duke imponuar ideologjinë e boshnjakizmit të Kalajevit. Me këmbëngulje punoi në inxhinieri etnike dhe në vendosjen e njerëzve jovendas, kështu që është e qartë se qëllimi ishte ndryshimi i imazhit të asaj zone ku mbizotëronte ndjenja sërbe. Grupi i të rinjve sërb besonin se pasojat e qeverisë tiranike do të përfundonin në momentin që do të vrisnin trashëgimtarin e fronit, i cili qëllimisht, duke ditur rëndësinë e Vidovdanit për sërbët, erdhi në manovrat ushtarake në Bosnjën Lindore dhe në këtë mënyrë i’u futi gishtin në sy sërbëve.
Si ndodhi në përgjithësi deri tek kjo të themi se Hashim Thaçi në 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Madhe në Paris ishte ulur menjëherë pas presidentit të fuqisë së madhe fituese A ishte dashuria jonë njëkahëshe, nëse sot pasardhësit e Fransh De Perea së bashku me amerikanët dhe britanikët po copëtojnë Sërbinë?
Kundërpyetja është-çfarë jemi ne pas periudhës së Mbretërisë së Jugosllavisë në të cilën Franca me meritë e zuri vendin e aleatit të madh nga Lufta e Parë dhe deri vonë tentuam të bënim. Miqësitë dhe aleancat janë diçka për t'u ushqyer, investimet duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Njerëzit tanë që kaluan kalvarin e Luftës së Madhe dhe krahë për krahë qëndruan me ushtarët francezë në frontin e Selanikut dhe çliruan atdheun tonë, kishin ndjenja për Francën si mbrojtësen tonë. Pas Luftës së Parë Botërore, këto gjëra ndryshuan dhe ishte joreale dhe romantike të prisje që Franca të zgjohej nga një ëndërr në vitet nëntëdhjetë dhe të ishte aty ku ishte në vitin 1918. Askush në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk jeton nga lavdia e vjetër. Tradita e marrëdhënieve të mira mund të jetë bazë e mirë për të ndërtuar diçka në të ardhmen, por ajo sigurisht që nuk është diçka që nënkupton automatikisht qëndrim apo sjellje të përgjegjshme. Në momentin kur pas Makronit ulej Hashim Thaçi, në Francë nuk kemi më gjenerata me gjyshërit apo stërgjyshërit që çanë frontin e Selanikut. Historia e marrëdhënieve tona mund të përhapet nga një prej pasardhësve, por është shumë më e dobët se ajo që është e freskët. Franca është shteti ku vendi ynë në vitet nëntëdhjetë u organizuan intensivisht satanizimet. Në marrëdhëniet me presidentin francez Makron është investuar presidenti Vuçiq, ku kujdeset që të ndërtojmë trendin e afrimit. Kur je i vogël shpërndan hirin dhe shfaqet si ai zjarr i vjetër që u pa gjatë fjalimit të Makron në Kalemegdan. Sigurisht me një dallëndyshe nuk vjen pranvera. Franca është vendi që e njohu Kosovën dhe ne duhet të luftojmë dhe të shikojmë se çfarë kemi bërë që të mos shkohej tek kjo.
Së fundmi, një shekull pas vdekjes, përfundimisht u zbulua monumenti i gjeneralit Bozhi Jankoviq. Nëse Kosova është fjala më e shtrenjtë sërbe, përse pritëm kaq gjatë për t'ia shpaguar hakmarrësit të Kosovës?
Fjalët tona më të shtrenjta i kujtojmë kur na kërcënohet se mund t'i humbasim, e jo kur u dhamë lavdinë e tyre të plotë dhe kur çliruam K&M pas skllavërisë shumëshekullore turke. Gjenerali Bozhidar Bozha Jankoviq është një nga udhëheqësit më të talentuar ushtarakë sërbë. Fakti që ai u kthye nga pensioni dhe u vendos në krye të Armatës së Tretë, së cilës i’u dha detyra e shenjtë për çlirimin e Kosovës, është dëshmi e aftësisë ushtarake. Pak njerëz e dinë se kush ishte Bozhidar Jankoviq. Nëse shteti nuk mund të gjente forcë për të ngritur një monument, pse jo edhe Beogradi ku ai lindi? Një periudhë e historisë sonë ishte në gjumë të thellë. Tashmë po kthehemi. Përgjatë gjithë shekullit XIX, Beogradi pati vetëm monumentin e princit Mihaillo. Sot mund t'i ngremë monument të mrekullueshëm Stefan Nemanjës, mbretit Petar në Novi Sad, mund të përfundojmë Kishën e Shën Savës, po xhirojmë filma për Mbretin Petar i Parë, për Darën nga Jasenovaci, Stuhinë, "Gjumë për ushtarët", " Heronjtë e Haliardit”. Sërbia këtë sot mundet dhe do. Nga viti 1945 deri në 1990, këtë nuk donte t’a bënte por mundi. Dhe ku e pamë që mundi? Një nga filmat më të mirë është "Marshimi në Drinë" xhiruar në vitin 1964, monumenti i vojvoda Mishiq është ngritur në vitet tetëdhjetë në Mionicë. Mos na çudisni nga gjithçka që na ndodhi në K&M dhe çfarë po na ndodh kur nuk mundëm të ngremë në piedestal atë që kreu detyrën shekullore të hakmarrjes së Kosovës.
Sa kuptim kanë për luftëtarët monumentet që keni futur dhe a janë ato kompensim më të vlefshëm madje dhe përfitimet për ta? A keni të dhëna sesa kanë aplikuar për përfitime?
Jam përpjekur të zbatoj atë që ligjërisht është e drejtë për popullatën veterane. Dorëzimi i memorialeve të veteranëve shoqëron punën tonë. Një vit më parë kishim 25.247 luftëtarë, ndërsa tani 40.638 luftëtarë. Kjo është një rritje prej 61%. Jam i bindur se në periudhën e ardhshme do të kemi edhe më shumë luftëtarë. Do të dëshmojmë se nuk është turp të jesh luftëtar, ashtu sikurse ishte rast në një moment dhe me të tillë njerëz duhet të tregojmë mirënjohje dhe respekt. Invalidët e luftës dhe familjarët e luftëtarëve kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të siguruar. Moskujdesja për luftëtarin ka pushuar dhe ajo historia e shkurtër e Llaza Llazareviqit “Gjithçka tek kjo populli do t’a bëjë të artë” mbetet dëshmi e shëmtuar e asaj të shkuare.
Si ministër dhe njeri që e do dhe e njeh mirë historinë, si reagon, të themi ndaj vlerësimeve të profesoreshës Dubravka Stojanoviq, e cila betejën e Kosovës e redukton në sajesë dhe mburrje boshe të mbretit Tvërtko para latinëve? Përse kjo frymë e vetmohimit është kaq e fortë në të ashtuquajturën Sërbi qytetare?
Çfarë prisni nga historitë e shkollave në universitetet sërbe që u krijua në kohën e komunizmit dhe qëllimi kryesor i së cilës ishte mospërfillja absolute e historisë sërbe. Nuk do të vlerësoj asnjë individ, por do të them se historia në kohën e komunizmit interpretohej mbi baza ideologjike, mbi baza marksiste-leniniste dhe leninizmi imponoi matricë në të cilën kombi më i madh në BRSS ishte edhe fajtori dhe shkaktari më i madh i fatkeqësive. Pastaj filluan t’a interpretojnë historinë në atë mënyrë edhe në Jugosllavi dhe prej andej u krijua fraza kominterniane se një Sërbi e dobët është e barabartë me një Jugosllavi të fortë dhe se sërbët duhet t’u thyhet kollona kurrizore dhe pasi t'ua thyeni kollonën kurrizore nëse nuk do t'i vrisni, do t’u ofrohen histori të interpretuara ideologjikisht.
A ju duket se plani i perëndimit është që të na shtyjë që pak e nga pak të njohim Kosovën-të pranojmë pasaportat, flamurin, targat e Kurtit, kështu që njohja thelbësore nga ana jonë të mos jetë e nevojshme? Hapësira për manovrim në të cilën mund të veprojmë është e ngushtë.
Si mund të jetë e ngushtë, kur Vuçiq erdhi në krye të qeverisë patëm situatën ku 80 apo 85 vende e njohën pavarësinë e Kosovës. Dhe pastaj arrini deri tek ajo që çështjen t’a ktheni në tryezën e bisedimeve, ndërsa deri atëherë pothuajse nuk kemi qenë kurrë në karrike sesa në tryezë. Situata jonë nuk ka qenë kurrë e lehtë. E vështirë është rrethana se në Prishtinë ndodhet regjimi tiranik i Albin Kurtit, qëllimi i të cilit është eleminimi i sërbëve dhe kishave, fakti se në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë kemi dy konflikte që çojnë në polarizim dhe rreshtim të shteteve, dhe pozicioni ynë ushtarak dhe politikisht neutral është i rrezikshëm dhe i vështirë për t'u mbajtur, por është i ruajtur. Ata që sponsorizuan pavarësinë e Kosovës po nxitojnë dhe po na bëjnë presion që të bëjmë diçka që askush vend tjetër nuk e ka bërë dhe ne po tentojmë të jemi sa më të vendosur në këmbënguljen tonë. Atë që duan nga ne, që është njohja e Kosovës, nuk do t’a kenë kurrë. Gjatë qeverisjes së atyre që akuzojnë Vuçiqin se e ka udhëhequr vendin përmes njohjeve se ka pasur më së shumti njohje, ndërsa gjatë qeverisjes sonë 26 shtete kanë tërhequr njohjet. Keni shënime në MPJ ku diplomatëve të SHBA u thuhej të shtynin njohjen derisa Boris Tadiq të fitonte zgjedhjet. Dhe tani këta vijnë dhe flasin për Kosovën. Si dhe njeri, ish-kryetari i partisë së të cilit nënshkroi lirimin e Kurtit dhe terroristëve-vëllezërve Mazreku, të cilët përshkruanin me detaje se dhunonin fëmijët, i vranë dhe i hodhën në gëlqere. Ata në kohën e të cilëve punonte hekurishtja e Smederevës duke na copëtuar tanket. Nëse dikush do të donte t’a njihte Kosovën, do t’a kishte bërë qysh në vitet e para të qeverisjes. Dhe nuk donte atëherë, e nuk do të dojë as tani e as në të ardhmen.
0 komentet