Selma, motra e Dushanit: Im vëlla i pafajshëm dergjet në burg, kjo dhimbje do të n’a bashkojë të gjithëve

Sanela Muratović
Burim: Kosovo Online

Selma Muratoviq, motra e Dushan Obrenoviqit, i riu i cili më 29 maj së bashku me Radosh Petroviqin u arrestua në Zveçan, ka thënë sot se vëllai i saj dergjet në burg dhe se askush nuk e di se përse.

"Im vëlla asgjë nuk ka bërë, sot dergjet në burg dhe askush nuk e di se përse. Kur e kam takuar, vura re se ishte i rrahur ngado me mavijosje në lëkurë dhe kjo përditë më dhemb. Kjo dhimbje ne do të n’a bashkojë. Falenderoj gjithë njerëzit të cilët përditë protestojnë dhe n’a japin mbështetje në këto momente të vështira" ka thënë e motra e Obrenoviqit para tubuesve në protestën mbështetëse ndaj të rinjve të arrestuar e cila sot u mbajt në Zveçan.


Dushan Obrenoviq dhe Radosh Petroviq, u arrestuan 16 ditë më parë gjatë protestës paqësore të sërbëve në Zveçan si pasojë e hyrjes në godinën komunale nën mbështetjen e policisë kosovare, të kryekomunarit të ri të zgjedhur të Zveçanit Ilir Pecit.  

Peci është emëruar në këtë funksion pas zgjedhjeve në këtë komunë në veri të Kosovës në të cilën sërbët që janë shumicë, nuk morën pjesë.