Senatorja italiane: Dëbimi i sërbëve nga Kosova do të ishte dështim që nuk mundemi t’ja lejojmë vetes

Stefanija Kraksi
Burim: Youtube/printscreen

Senatorja italiane dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje në Senatin Italian Stefania Kraksi sot ka folur rreth mbështetjes së sekretariatit të CEI të integrimit të vendeve të Europës Lindore e Qëndrore dhe Ballkanit Perëndimor dhe me këtë rast kujtoi apelin e patriarkut të KOS Porfirit, duke bërë thirrje se nëse sërbët ortodoksë do të jenë të detyruar të largoheshin nga Kosova, "ky do të ishte dështim që nuk duhet t’ia lejojmë vetes".

Themelimi i Sekretariatit Egzekutiv i Iniciativës së Europës Qëndrore (CEI) në Trieste në vitin 1996 "shënoi pikën e kthesës në zhvillimin e iniciativës", duke e shndërruar në instrument të vërtetë të aftë për të promovuar dhe koordinuar programe konkrete bashkëpunimi, tha Kraksi në takimin ministror me rastin e 30 vjetorit të CEI, transmeton agjencia italiane Nova.

Sikurse vuri në dukje, zgjedhja e Triestes nuk ishte rastësore pasi ai qytet "është pika e udhëkryqit historik të tregtisë të lidhjes së ndikimeve latine, sllave e gjermanike".

Kraksi theksoi se gjatë këtyre 30 viteve sekretariati është bërë "infrastrukturë e vërtetë institucionale për bashkëpunim rajonal", i aftë të lidhë administratat publike, universitetet, qendrat hulumtuese, institucionet financiare dhe aktorët ekonomikë.

Senatorja shtoi se një nga kontributet më të rëndësishme të CEI ishte mbështetja për integrimin europian të vendeve të Evropës Qëndrore e Lindore dhe Ballkanit Perëndimor.

Në fund kujtoi apelin e patriarkut të KOS Porfiri, duke paralajmëruar se nëse sërbët ortodoksë detyrohen të largohen nga Kosova, "ky do të ishte dështim që nuk duhet t’ia lejojmë vetes".

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha se i është mirënjohës kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit Italian Stefania Kraksi e cila sot foli për pozitën e popullit sërb dhe KOS në Kosovë, duke përmendur patriarkun dhe në përgjithësi pozitën e sërbëve.

"Në Trieste, pati qëndrime të lavdërueshme dhe të mira për Sërbinë. Kështu që kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Senatin Italian Stefani Kraksi, i’u referua pozitës së rëndë të sërbëve në Kosovë e Metohi dhe përmendi fjalët e patriarkut Porfir mbi këtë temë. E falënderova atë publikisht dhe i kujtova se ushtarët italianë kanë ruajtur Manastirin e Deçanit për më shumë se një dekadë. Në bisedat që pata, theksova pozitën e rëndë të popullit tonë në Kosovë e Metohi", u tha Gjuriq gazetarëve.