Sërbia ka ushtrinë më të fortë në rajon, Kosova mes më të dobëtave në botë
Ushtrinë më të fortë në botë e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa në Ballkanin Perëndimor më e forta është Ushtria e Sërbisë e cila mban vendin e 56 në listën globale mes 145 vendeve, ndërsa Kosova në vendet e para fundit-ku mban pozitën e 135 sipas klasifikimit të këtij viti të ushtrive më të forta në botë në platformën e specializuar për të dhënat rreth mbrojtjes globale “Global Fajerpauer“.
Pas SHBA, në vend të dytë ndodhet Rusia dhe në të tretin Kina.
Në këtë listë sipas fuqisë së ushtrive, në 10 vendet e para rezulton të jetë sipas radhës India, Korea e Jugut, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Pakistani dhe Italia.
Mes vendeve të rajonit, ushtrinë më të fortë e ka Sërbia-e cila është në vendin e 56 dhe pas lë armatat e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, B&H dhe Kosova.
Kroacia është në vendin e 66, Shqipëria në vendin e 90, Maqedonia e Veriut në vendin e 110, Bosnjë-Hercegovina në vend të 116, ndërsa Mali i Zi në vend të 129.
Kosova ndodhet në vendin e 135.
I fundit në listë është Butani.
Rangimi i fuqisë së ushtrive bazohet në më shumë se 60 faktorë, sikurse është numri i ushtarëve, pajisjet ushtarake, stabiliteti financiar, lokacioni gjeografik dhe resurset dislokuese.
0 komentet