Shahini: Duhet të dihet se kush është fajtor nëse do të shkohet në zgjedhje të reja
Burim: Kosovo Online
Nëse do të ketë zgjedhje të reja, presidentja e Kosovës duhet të thotë se kush është fajtor për të, a është opozita apo Albin Kurti dhe populli pastaj duhet të mendojë se për cilin të votojë dhe cilin të ndëshkojë, ka thënë për Kosovo onlajn kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës Agim Shahini.
“Nuk kemi as kohë dhe as pasuri që edhe një herë të shpenzojmë 20 milionë euro për zgjedhje të reja dhe të ngecet ekonomia dhe të gjitha proçeset dhe sërish të shkojmë në fushatë elektorale”, ka thënë Shahini.
Ky i fundit kujton se pasojnë dhe zgjedhjet vendore.
“Kemi edhe zgjedhjet vendore që janë të rregullta, por kjo çka ngjet në Kuvendin e Kosovës, askush nuk e priste” shtoi Shahini.
0 komentet