Shekerinska: Nato mbështet dialogun, pretendimet se SHBA do të tërhiqet nga KFOR janë të pasakta

Radmila Šekerinska i Veljko
Burim: Kosovo Online

Në intervistën e dhënë për Kosovo onlajn në Bruksel, ndihmës sekretarja e përgjithshme e Nato-s Radmilla Shekerinska ka thënë se pretendimet se SHBA do tërhiqet nga Kfor janë të pasakta. Ndaj pretendimeve të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës se Sërbia do të mund t’a sulmonte Kosovën, bën të ditur se egziston retorika që ndonjëherë mund të jetë shqetësuese.

Shekerinska së fundi është takuar me përfaqësuesin e ri special të BE Piter Sorensen ku tema qëndrore ishte dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, pra bashkëpunimi mes NATO dhe BE për këtë çështje.

“Kemi qenë të përkushtuar në rajon gjatë dekadave të fundit dhe pikërisht si pasojë e çështjes së dialogut takova vetë përfaqësuesin special të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës ku biseduam rreth fushave ku Nato dhe BE mund të bashkëpunojnë akoma më mirë. Roli ynë është mjaft i qartë, kemi misionin më të madh dhe më jetgjatë-Kfor, i cili duhet të vërtetojë gjithçka se vetëm dialogu politik mund të kontribuojë në zgjidhjen e drejtë të problemeve dhe stabilitetit politik për të gjithë. Kfor e nisi me mandatin që të siguronte paqe dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe për këtë jemi mjaft të përkushtuar. Për këtë Kfor ishte mjaft aktiv ndërsa pas ngjarjes që kontribuoi në përkeqësimin e situatës, forcuam prezencën në terren. Çështja e dialogut është ajo ku BE dhe NATO e shikojnë në mirëqënien e bashkëpunimit. Kjo është konfirmuar dhe dje dhe sot në takimin e ministrave në Bruksel” ka thënë Shekerinska.

Pyetjes sesi e shikon situatën e sigurisë në Kosovë sidomos po të marrim parasysh pretendimet e zyrtarëve kosovarë se Sërbia gjoja do të sulmonte Kosovën, Shekerinska thotë si më poshtë:

“E dini, kemi retorikë e cila ndonjëherë mund të bëhet shqetësuese, por kemi patur situatë të rënduar kur njerëzit e Kfor u sulmuan. Ndaj së fundi kemi përforcuar Kfor dhe të gjithë aleatët kanë thënë se ngelen të përkushtuar. Patrullat tona ndodhen në kufi, janë mjaft të rëndësishme, kemi përforcuar prezencën sidomos në veri dhe kjo shikohet si sinjal inkurajues për qeveritë dhe mbarë rajonin. I kemi kuptuar këto gjëra seriozisht, do të reagojmë tek to, do të insistojmë që dialogu politik është rruga e duhur dhe që nuk ka zgjidhje të njëanshme ushtarake kur diskutohen këto çështje. Ndaj besojmë se të dy palët duhet të shfrytëzojnë dialogun dhe qasjen e tij në mirëbesim por dhe në mirëimplementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, thotë Shekerinska.

Gjatë periudhës së fundit është folur mjaft rreth asaj se administrata e re amerikane mund të tërheqë trupat e SHBA nga Kfor, por dje në Bruksel sekretari i shtetit Mark Rubio tha se Uashingtoni ngelet i përkushtuar tek NATO.

“Pati pretendime të tilla që rezultuan të pasakta. E rëndësishme është që Aleanca ka treguar përkushtim tek Misioni, ndërsa aleatët jo më herët kanë nisur trupa të tjera. Askush nuk do të dyshonte tek përkushtimi dhe vendosmëria e Aleancës. Së fundi kemi vizituar Kfor, sekretari i përgjithshëm i Nato, unë, por dhe të gjithë këshilltarët veriatlantik çka është tregues i qartë i përkushtimit dhe interesit të Aleancës në mbështetjen e mëtejshme të dialogut, zgjidhjes paqësore dhe stabilitetit rajonal”, thotë Shekerinska.

Në fund ajo shton se se një numër i madh vendesh ballkanike por dhe shtete të Ballkanit Perëndimor janë tashgmë në Nato.

“Maqedonia e Veriut është e fundit që i’u bashkangjit dhe përherë e kemi parë anëtarësimin në Aleancë si investim tek siguria. Sigurisht çdo vend duhet të marrë vetë vendimet nëse do që t’i bashkohet Aleancës dhe ne këtë e respektojmë” konkludoi Shekerinska.