Shifaneli: E gabuar shitja e "xhavelinëve" Kosovës, raketat mund të përfundojnë në duar të gabuara

Mark Šifaneli
Burim: Kosovo Online

Ish pjestari i forcave speciale amerikane dhe Misionit Verifikues në Kosovë Mark Shifaneli vlerëson për Kosovo onlajn se shitja e raketave antitank "xhavelin" Kosovës është gabim i SHBA për të cilën bashkësia ndërkombëtare duhet të shqetësohet më shumë sesa vetë Sërbia. “Nuk e di se cili ishte motivi i blerjes. Në zemër të Ballkanit kemi afër Greqinë, Shqipërinë dhe nuk e di më të vërtetë arsyen e kësaj. Këto janë patjetër raketa antitanke, por mund të përdoren dhe për të tjera arsye. Besoj se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të ishte më shumë e shqetësuar dhe e frikësuar sesa ndonjë tjetër”, ka thënë Shifaneli.

Ky i fundit u çudit me sqarimin e qeverisë në Prishtinë që blerja e raketave ka për qëllim ruajtjen e paqes, ndërsa pyetjes nëse Sërbia duhet të shqetësohet pasi Kosova në arsenalin e vet ka dhe të tilla armë, Shifaneli thotë se më shumë arsye për t’u shqetësuar ka bashkësia ndërkombëtare.

“Kosova dhe sot është mes shumë problemeve dhe mendoj se qeverisja vendore me këtë është njohur. Krimi i organizuar është më shumë sesa kudo, e kësisoj këto armë lehtësisht mund të përfundojnë në duar të gabuara. Ndoshta sasia prej 150 apo 250 e raketave xhavelin nuk duket e mjaftueshme, por sigurisht që përbëjnë kërcënim”, përmbylli Shifaneli.