Shluka: Kundërshtimi i zgjedhjes së përfaqësuesit të Listës Sërbe, paraqet degradim dhe shkatërrim të institucioneve

Aleksandar Šljuka
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i organizatës joqeveritare "Iniciativa e Re Shoqërore", Aleksandar Shluka, vlerësoi se refuzimi për votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Listës Sërbe, tregon "degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve" dhe se kjo është pjesë e strategjisë së Vetëvendosjes, e cila "nuk është e gatshme për zgjedhje të reja".

"Kishte shpresë se kjo do të ndodhte, se gjithçka do të zgjidhej me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por tani kemi problemin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit sërb. Mendoj se kjo shkon në favor të asaj që Vetëvendosja në thelb nuk dëshiron zgjedhje të reja sepse me gjasa frikësohet se nëse përfundon proçesi i konstituimit të Kuvendit, do shkohet në formimin e qeverisë çka ata nuk kanë mbështetje dhe ndoshta nuk do t’a marrin, ndërsa këtu egzistojnë afate konkrete që, nëse nuk përmbushen, do të shkojmë në zgjedhje të reja për të cilat nuk janë të gatshëm", tha Shluka për Kosovo Onlajn.

Seanca konstituese e Kuvendit të Kosovës u ndërpre dje pasi në proçesin e "shortimit" për nënkryetarin e parlamentit nga radhët e komunitetit sërb, i vetmi i votuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja. Shumica e deputetëve për herë të dytë nuk votuan për Nenad Rashiqin nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Më herët, të gjithë kandidatët e propozuar nga shumica e Listës Sërbe, nuk kaluan.

Shluka beson se procedura për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti sërb qysh në nisje nuk i respektoi proçedurat dhe se tregoi "degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve".

"Kjo tregoi degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve, para së gjithash të institucionit të Kuvendit si një nga më të rëndësishmit në sistem, para së gjithash institucionin e Kuvendit si një nga më të rëndësishmet në sistem, kështu që shumë gjëra u shkelën dhe u bërën jokushtetueshmërisht dhe kundër Rregullores së Punës së Kuvendit. Pamë se Kuvendi trajtohet në mënyrë totalisht të pakuptimtë", thekson Shluka.

Ky i fundit spegon se mënyra se si u propozuan dhe më pas u votuan përfaqësuesit e komunitetit sërb, nuk ishte në përputhje me rregullat.

"Ato propozime duhet të dorëzohen me shkrim dhe zakonisht votohej në paketë: si për nënkryetarin nga radhët e komunitetit sërb dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë dhe kjo nuk ndodhi. Kemi situatë ku shortimi u krye sërish në bazë të arbitraritetit të kryetarit të Kuvendit, çka gjithashtu nuk është sipas rregullores. Pra, u thyen shumë rregulla dhe e gjitha kjo për shkak të pengimit të procesit të zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit i cili duhet të vijë nga radhët e komunitetit sërb", thotë Shluka.

Ky i fundit vëren se mënyra e tashme e zgjedhjes së nënkryetarit "asgjë nuk ka zgjidhur".

"Do t’a shikojmë se çfarë do të ndodhë në ditët vijuese, por nëse vijon kjo qasje e Vetëvendosjes dhe partive të tjera opozitare ndaj zgjedhjes së nënkryetarit, mendoj se do të kemi akoma krizë në Kuvend", shpreh bindjen ai.