Shutanovac: Militarizimi i Kosovës nuk është lajm i mirë, as për Beogradin dhe as për vendet përreth

Dragan Šutanovac
Burim: Kosovo Online

Prej momentit kur u formuan Forcat e Sigurisë së Kosovës ishte e qartë që autoritetet në Kosovë kishin ndërmend që këto forca të jenë shtylla kurrizore e ushtrisë së ardhshme të Kosovës, ka thënë për "Danas" ish ministri mbrojtjes dhe themeluesi i Këshillit për strategji Politike Dragan Shutanovac.

"Kujtoj se vendimi rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, u mor në parlament në vitin 2018, por atëherë zyrtarët e Nato këtë vendim e patën kritikuar dhe praktikisht u ngadalësua” ka thënë Shutanovac.

Ky i fundit shton se në furnizimet e fundit të armatimeve dhe pajisjet ushtarake, mes të cilave dhe mjetet fluturuese jo pilotuese turke, e veçanërisht me synimin që FSK të pajiset me raketa antitank, Kosova përkundër të gjitha marrëveshjeve dhe praktikisht duke pasur ushtri, sigurisht paraqitet sfidë e re e sigurisë në rajon.

“Militarizimi i Kosovës nuk është lajm i mirë si për Beogradin, ashtu dhe për vendet përreth, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut e cila u përball me kryengritjet e armatosura të cilat kanë patur si qëllim shkëputjen e pjesëve të territorit dhe formimin e “Shqipërisë së Madhe” e cila bazohet në lëvizjet politike si ekstremiste, ashtu dhe të Kurtit”, beson Shutanovac.

Padyshim thekson ky i fundit, që në vazhdim ky lajm nuk është inkurajues. Në vend që në Kosovë të investohen pajisje në policinë kriminale, në ndërtimin e ambjentit për funksionalizimin e shoqërisë shumëetnike, ky zhvillim çon pikërisht në rritjen e tensioneve të mëtejshme.

“Besoj se hapi administratës së SHBA shkaktoi indinjatë, por kujtoj se Sërbia së fundi miratoi blerjen e mjeteve të blinduara luftarake, kështu që ky vendim paraqet raport të balancuar mes Prishtinës dhe Beogradit” përmbylli Shutanovac.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amërikës Kristofer Hill, se SHBA miratoi që Prishtina të blejë raketa "Xhavelin".

Ambasadori Hill me këtë rast, informoi presidentin Vuçiq rreth vendimit amerikan që pranon kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Xhavelin”. 

Sikurse tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit këtë kërkesë të Prishtinës do t’a dërgojë në Kongresin amerikan për të nisur procedurën zyrtare, thuhet në deklaratë.

Megjithatë presidenti Vuçiq njëkohësisht tha se ky informacion ishte zhgënjim i madh për Sërbinë, dhe se Sërbia së bashku me SHBA, do të punojnë për ruajtjen e raporteve sërbo-amerikane.