Spahiu: Osmani i dëshiron votat e grave sepse ato përbëjnë gjysmën e elektoratit në Kosovë
Profesori universitar Nexhmedin Spahiu deklaroi se ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dëshiron të fitojë votat e grave në zgjedhje, duke qenë e vetëdijshme se ato përbëjnë gjysmën e elektoratit në Kosovë.
“Osmani po kërkon votat e grave. Ajo ka një vizion politik për t’i mbledhur votat e tyre duke iu referuar feminizmit, pasi gjysmën e votuesve në Kosovë e përbëjnë gratë. Gratë janë edhe faktor vendimtar në familje për sa i përket kujt do t’i jepet vota. Kjo është në kundërshtim me paragjykimin se burrat vendosin se kujt do t’i shkojë vota. Megjithatë, tani është ndryshe, kështu që janë gratë ato që vendosin për kë do të votojnë fëmijët, e ndoshta edhe për atë se kujt do t’ia japë votën bashkëshorti në zgjedhje”, tha Spahiu për Kosovo online.
Ai theksoi se grupi i synuar i Osmanit janë votuesit që më herët kanë votuar për Vetëvendosjen, por edhe për të në zgjedhjet e kaluara.
“Qëllimi i saj është ta rrëzojë Kurtin, kështu që të gjithë personat që ajo po i mbledh, e që janë gjithsej 20 në kuadër të listës së LDK-së, kanë rëndësi në këtë drejtim. Kjo është strategjia e saj për të fituar sa më shumë vota. Ky elektorat i ka takuar Kurtit, prandaj ajo po u drejtohet atyre që sa më lehtë të mund ta rrezikojë Kurtin”, përfundoi Spahiu.
komentet