Udhëheqja e LS me punonjësit e institucioneve që u bastisën nga policia: Egzistenca juaj nuk do të cënohet

Srpska lista na sastanku u Severnoj Mitrovici
Burim: Srpska lista

Përfaqësuesit e Listës Sërbe kanë biseduar sot me punonjësit e institucioneve që janë bastisur prej Policisë Kosovare dhe i’u përcoll se askush prej tyre nuk do të ngelet pa rrogë dhe se egzistenca e tyre nuk do të cënohet.

“Pas bastisjes brutale të njësive parapolicore të Kurtit në tre institucione sërbe në Mitrovicën e Kosovës, udhëheqja e Listës Sërbe sot ka mbajtur takim me të punësuarit e Ndërmarjes Publike të Urbanizimit dhe Drejtorisë qytetase për tokë dhe ndërtim, si dhe me Drejtorinë e Hapësirës së Banesave dhe me këtë rast u është thënë qartësisht të punësuarve se askush prej tyre nuk do të ngelet pa rrogë” bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.

U tha dhe se shteti i Sërbisë qëndron me popullin e vet në Kosovë dhe nuk do lejojë që t’u cënohet egzistenca e tyre.

Të gjithë do të vijojnë të marrin pagat si deri më sot, u premtuan të punësuarve, liderët e Listës Sërbe.

“Harmonia jonë, uniteti dhe vendosmëria të qëndrojmë në këto vise është më e rëndësishmja dhe kjo do të jetë rezistenca më e mirë dhe përgjigja ndaj Kurtit dhe planeve të tij për spastrim etnik të sërbëve nga këto vise” bëhet e ditur në njoftim.