Vang Ji: Miqësia mes Sërbisë dhe Kinës e farkëtuar në luftën për mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar në Tjengjin me ministrin e punëve të jashtme të Kinës, anëtarin e Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës Vang Jiem, i cili theksoi se këto dy vite kanë qenë të shkëlqyera për raportet mes Kinës dhe Sërbisë, ku miqësia e tyre u ndërtua në luftën për mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit.
Vang e luti Gjuriqin që presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiqit t’i përcjellë përshëndetje të përzemërta prej presidentit kinez Si Gjinping ku sikurse kujtoi, në maj ishte për vizitë të suksesshme zyrtare në Sërbi kur dy shefat e shteteve vendosën që në epokën e re të ndërtohet bashkësia sërbo-kineze me të ardhme të përbashkët dhe të çelë kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale.
“Miqësia tradicionale mes Kinës dhe Sërbisë e cila lindi në përballjen e përbashkët të pushtetit dhe tiranisë, e farkëtuar në luftën për mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit dhe e ushqyer në bashkëpunim me përfitim të ndërsjelltë dhe zhvillim të përbashkët, i ka rezistuar provave të ndryshimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe padyshim do të forcohet me kalimin e kohës, duke bërë që dy vendet të bëhen mike të hekurta” ka thënë Vang transmeton Global tajms.
Ai tha se raportet sërbo-kineze janë koordinuar në drejtimin e duhur historik.
“Jemi të gatshëm të punojmë bashkarisht me Sërbinë në krijimin kontinuitiv të perspektivave të reja për marrëdhëniet tona dypalëshe” ka thënë Vang Ji.
Ky i fundit shtoi se Kina po përmirëson çeljen e saj të nivelit të lartë, e cila jo vetëm që i jep vrull zhvillimit të saj, por dhe ofron mundësi të reja bashkëpunimi për vendet në mbarë botën, përfshirë Sërbinë, shtoi Vang.
“Ftojmë Sërbinë të hipë në trenin e shpejtë të zhvillimit të Kinës dhe sëbashku të punojmë në arritjen e modernizimit për të dy kombet”, tha ministri kinez.
Gjuriq gjatë takimit tha se marrëdhënia me Kinën është shtyllë diplomatike e Sërbisë dhe se thellimi i bashkëpunimit me Kinën mbetet ndërpartiak, por edhe konsensus i shoqërisë në Sërbi.
Theksoi se Sërbia mbështet përmirësimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qëndrore e Lindore dhe pret me padurim komunikimin dhe koordinimin e ngushtë me palën kineze për të përballuar së bashku sfidat globale.
Gjuriq dhe Vang shkëmbyen opinione si rreth krizës ukrainase ashtu edhe për situatën në Lindjen e Mesme.
0 komentet