Vesterlund: Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin kosovar të bëhet në kuadër të dialogut

Vesterlund
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Vesterlund, tha se integrimi i sistemit arsimor dhe shëndetësor sërb në atë të kosovar, duhet të bëhet në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtines, raporton Kosova Pres.

Duke folur në diskutimin në Qendrën Mediale, Vesterlund theksoi se ligjet e Kosovës duhet të jenë të zbatueshme tek të 38 komunat, por shtoi se proçesi i integrimit duhet të jetë pjesë e dialogut të Brukselit.

"Besojmë se ligji i Kosovës duhet të jetë vlejë për të 38 komunat. Integrimi në këto fusha më në fund duhet të ndodhë. Dëgjova ushtruesin e detyrës së kryeministrit Albin Kurti që thoshte se mjekët dhe profesorët sërbë kanë marrë licencat tona, çka është një shenjë e mirë. Shpresoj që qeveria të vazhdojë të merret me këto çështje. Të gjithë qytetarët duhet të marrin shërbime shëndetësore e arsimore në përputhje me nevojat e komuniteteve vendore. Nuk duhet të kemi pengesa kur është fjala për shëndetësinë dhe arsimin. Kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut-me komunitetet vendore dhe me përfaqësuesin special të BE. Besojmë se kjo duhet të jetë pjesë e atij dialogu", tha Vesterlund.