Vigemark: Vendosja e mijëra trupave të NATO-s në Kosovë është opsion në rast të një eskalimi të ri

Vigemark Euleks
Burim: Kosovo Online

Pasi anëtarët e KFOR-it u plagosën javën e kaluar, NATO njoftoi se do të dërgonte 700 ushtarë shtesë në veri të Kosovës dhe shefi në largim i EULEX-it, Lars Gunar Vigemark, nuk ka përjashtuar që NATO mund të vendosë të dislokojë mijëra trupa ushtarake në Kosovë, shkruan “Associated Press”.

"Nëse situata bëhet më e paqëndrueshme, nëse fillon të eskalohet përsëri, sigurisht që ky është një opsion," tha Vigemark.
Kreu i EULEX-it po ashtu ka thënë se do të vijë koha kur policia civile e EULEX-it nuk do të ketë nevojë në Kosovë, e cila nuk ka më kompetenca ekzekutive, por vetëm “mbikëqyr policinë e Kosovës”.

“Por kushtet nuk janë ende të plota”, tha ai.

Vigemark, i cili gjithashtu shërbeu në Bosnje dhe Hercegovinë, tha se është e një rëndësie jetike që të mos lejohen që incidentet, siç janë ato të fundit në veri të Kosovës, të shpërthejnë dhe të kalojnë në një lloj konflikti të armatosur.
"Dialogu i vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës është vendi për të zgjidhur shumicën e çështjeve të hapura," tha ai.