Vuçeviq: Kurti vazhdon të përhapë gjënjeshtra, ai është përgjegjës për genocid politik ndaj sërbëve
Këshilltari i presidentit të Sërbisë dhe kryetari i PPS (SNS) Millosh Vuçeviq, ka theksuar sot pas konferencës së kryeministrit kosovar se Albin Kurti me akuza false ndaj Beogradit, tenton të mbulojë të vërtetën për spastrimin etnik që ndërmerr dhe kërkoi prej bashkësisë ndërkombëtare që të ndalë veprimet e paligjshme të “gjyqtarëve të Kurtit” ndaj sërbëve.
“Albin Kurti, kryeministri fals i shtetit fals që u shpërbë pikërisht falë tij, vazhdon të shpërndajë gënjeshtra dhe me arrestimet e paligjshme të sërbëve, dëbimin, ndalimin e përkujtimit të viktimave sërbe, ndërmerr spastrim etnik të sërbëve” ka thënë Vuçeviq na Instagram.
Ky i fundit tha se sjellja e autoriteteve prishtinase është e papranueshme dhe pjesë e planit të Kurtit për shfarrosjen e gjithçkaje sërbe në Kosovë.
“Ai është përgjegjës direkt për politikën genocidiste ndaj bashkëatdhetarëve tanë, për përhapjen e intolerancës dhe rritjen e përhershme të tensioneve ndëretnike. Dhe me të gjithë këtë masë fashiste, tenton që të maskojë me akuza false presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq derisa ai vijon paligjshmërisht të arrestojë dhe ushtrojë presione të tjera ndaj komunitetit sërb” shkruan Vuçeviq.
Ky i fundit tha se Kurti ishte ai që tentoi të destabilizonte mbarë rajonin dhe kjo u dëshmua në çdo hap të tij.
“Akuza false për llogari të Beogradit janë një tentativë më shumë e Kurtit për të mbuluar të vërtetën për spastrimin etnik që ndërmerr” tha Vuçeviq.
Ndaj Sërbia urgjentisht kërkon prej bashkësisë ndërkombëtare që të ndalë, sikurse thotë, veprimet antiligjore të gjyqtarëve të Kurtit ndaj Sërbisë dhe të marrë masa urgjente për të ruajtur komunitetin sërb në Kosovë.
“Kurrë nuk do të heshtim ndaj gënjeshtrave të një urrejtësi të sëmurë separatist fals gjithçka sërbe çka padyshim është Albin Kurti. Kurrë nuk do të lejojmë që të harrohen viktimat sërbe si dhe ajo që të ngelen të pandëshkuar kriminelët terroristë shqiptarë ndaj popullit tonë në Kosovë e Metohi” konkludoi Vuçeviq.
0 komentet