Vuçiq njoftoi Lavrovin për ndjekjen e serbëve nga Kosova dhe heshtjen e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare

Aleksandar Vučić i Sergej Lavrov
Burim: Instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në një bisedë telefonike e ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, për përpjekjet për ndjekjen e popullatës serbe nga Kosova, si dhe për heshtjen e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.

„Ministrin Lavrov e informova edhe për situatën e brendshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjendjen në Kosovë dhe Metohi dhe përpjekjet për ndjekjen e përhershme të popullit tonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare“, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai përcolli se në një bisedë të gjatë dhe miqësore me Lavrovin ka shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale.

„U dakorduam për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta, dhe njëkohësisht analizuam marrëdhëniet politike, me dëshirën për përmirësimin e mëtejmë të komunikimit dhe bashkëpunimit në forume, organizata dhe institucione të ndryshme në nivel ndërkombëtar“, ka theksuar presidenti i Serbisë.

Vuçiq shtoi se kanë shqyrtuar situatën, para së gjithash atë politike, në rajon, në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulme të vazhdueshme ndaj Republikës Sërpska.

Është arritur marrëveshja për vazhdimin e punës në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në fusha të ndryshme.