Vuçiq: Gjithçka për "Safarin e Sarajevës" është gënjeshtër, në Prishtinë janë nervozë për "Shtëpinë e verdhë" dhe nuk dinë ç'të bëjnë

Vučić u Rudnoj glavi
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se sot komuniteti ndêrkombêtar Kutinë e Pandorës vetëm e hapi dhe nuk e di nëse do t'a mbyllë ndonjëherë, ndërsa në lidhje me deklaratën e kryeministrit kosovar Albin Kurti se për rastin e "Safarit te Sarajevës" duhet të angazhohet ndonjë instancë e veçantë e gjykatës ndërkombëtare, pêrsëriti se çdo fjalë për "Safarin e Sarajevës" është gënjeshtër.

"Kjo për shkak të 'Shtëpisë së verdhë' dhe problemet që kanë dhe nuk dinë se cfarë të bëjnë. Flasim vetëm për 'Shtëpinë e verdhê' ku ndodhën gjêra të tmerrshme. Por shumë më keq êshtë fakti që dikush t'ju marrë 14% të territorit në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe bën gjithçka që.mundet që një vend sovran të shkatërrohet. Gjithçka me të cilën përballen europianët sot, e kanë bërë edhe atëherë. "Hapën vetë kutinë e Pandorës dhe nuk e dimë nëse dikush do ta mbyllë ndonjëherë", theksoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se Sërbia mund të jetë krenare që ka respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe se ka parime dhe politika, ndryshe nga të tjerët.

Duke i'u referuar akuzave me të cilat është përballur për një kohë të gjatë, theksoi se edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale, u krijua një imazh në të cilin pushka ishte varur tek shpatulla e tij e majtë.

"Ajo që di është se kur përdor të djathtën, nuk ke forcën të varësh diçka në shpatullën e majtë. Por nuk vlen t'ua spegosh budallenjve edhe kur ata fabrikojnë", u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një turneu në rrethin e Zajeçarit.

Vuri në dukje se fakti që ata e fajësojnë për gjithçka, tregon sesa shumë i shqetëson suksesi i Sërbisë. Ai iu referua edhe takimit me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Europian, Gert Jan Kopman dhe tha se biseda ishte e mirë dhe se shumë do të habiten nga përparimi i Sërbisë në rrugën europiane.