Vuçiq me Kopmanin: Presim “dritën e gjelbër” për çeljen e Fashikullit 3
Burim: Kosovo Online
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë në Komisionin Europian, Gert Jan Kopman rreth përmbushjes së axhendës së reformave dhe hapave të reja në rrugën europiane të Sërbisë.
Vuçiq ka thënë se Sërbia punon me përkushtim intensiv në përmbushjen e reformave në përputhshmërinë me legjislacionin europian në radhë të parë për hir të jetës më të mirë për qytetarët e saj dhe se qëllimi është që ajo punë të përfundojë në dy vitet e ardhshme.
“Theksova se pres që puna jonë e palodhur dhe rezultatet domethënëse të njihen nga ana e vendeve anëtare që duhet të japin 'dritën e gjelbër' për çeljen e Fashikullit 3 me Sërbinë, çka do të bënte përparim të rëndësishëm në procesin e eurointegrimit tonë dhe fitojnë vrull edhe më të fortë në aktivitetet reformuese” ka thënë Vuçiq në Instagram.
0 komentet