Vuçiq: Qëllimi është përparim i shpejtë i Sërbisë drejt BE

Izjava u Briselu Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se fakti që kryetari i Këshillit të Europës Antonio Koshta dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen ftoi presidentin e Sërbisë, flet sesa vend i respektuar është Sërbia dhe bëri të ditur se qëllimi është përparim i shpejtë në rrugën drejt BE.

“Jam mjaft i nderuar si president i një vendi të vogël që jam, të kem patur mundësinë të bisedoj me presidentin e Këshillit të Europës dhe presidenten e Komisionit Europian. Shumë herë kam ardhur në Bruksel, jam takuar me ta në vende të shumta dhe me paraardhësit e tyre. I kam ftuar në Sërbi, por kurrë nuk kam patur nderin që presidenti i Këshillit të Europës dhe presidentja e KE të më ftojnë mua apo cilindo tjetër nga Sërbia. Vetëm para disa ditësh isha për darkë në rezidencën e sekretarit të përgjithshëm të Nato-s Mark Rute. Më duket se kjo flet mjaft për respektin që kanë shprehur ndaj vendit tonë, flet rreth asaj që Sërbia është vend i respektueshëm dhe ndaj saj i kushtohet vëmendje” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit u shpreh se tema kyçe ka qenë e ardhmja europiane e Sërbisë dhe në përputhje me këtë situatë politike në rajon është e domosdoshme ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

“Kemi folur rreth situatës ekonomike, por dhe rreth gjërave nga fusha e sundimit të ligjit për të cilën Sërbia duhet të bëjë që të fitojë për çeljen e Fashikullit 3, 2 dhe 5. Në Fashikullin 6 një nga dy kapitujt i kemi çelur. Synimi ynë është që deri në fund të vitit të çelim të paktën dy fashikuj 3 dhe 2 dhe të përparojmë me shpejtësi drejt BE” ka thënë ai.

Vuçiq ka theksuar që është e nevojshme që për këtë Sërbia të bëjë shumë por që beson se muajin pasues do të ketë ndryshime të mëdha për çështjen e Ligjit të listave zgjedhore, ORM dhe ligjeve mediatike.

Ai tha se me zyrtarët e BE ka biseduar për ekonominë, investimet, interesimin e Unionit për lëndët e para minerare dhe projektet e përbashkëta.

“Kemi folur dhe për industrinë mbrojtëse. Investime të cilat BE ka parashikuar në raportet e industrisë mbrojtëse dhe për vendet kandidate” ka nënvizuar ai.

Vuçiq ka theksuar se është biseduar para së gjithash dhe për rrugën strategjike të Sërbisë, sesa ajo dëshiron dhe mund të jetë e përkushtuar.

“Kam thënë se Sërbia do të jetë absolutisht e përkushtuar tek ky qëllim” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se pret se së shpejti të vendoset për formimin e qeverisë së re apo zgjedhjeve dhe se asnjë top zanor nuk ka patur dhe se Sërbia është e gatshme që këtë t’a vërtetojë.

“Ne atë nuk e kemi përdorur dhe nuk kemi se çfarë të fshehim. Mendoj se ata mund të shikonin se sa shumë dëshirë dhe durim treguam në synimin për të ruajtur paqe të plotë” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shprehu kënaqësinë me bisedën duke thënë se beson se se kjo do të thotë shumë për të ardhmen e Sërbisë dhe se kjo do të shikohet në të ardhmen e afërt.

Pyetjes sesi ishte “toni“ gjatë darkës me zyrtarët europianë, ai u përgjigj se ishte mjaft i përzemërt, miqësor, bisedë e hapur me njerëz të përgjegjshëm me të cilët njihet prej kohësh.