Vujiq: Sulmi ndaj dy sërbëve në Deçan një krim më shumë më i rëndë ndaj popullit sërb
Ministri i Drejtësisë së Sërbisë Nenad Vujiq ka dënuar ashpërsisht sulmin e armatosur ndaj sërbëve në Deçan, në të cilin dy civilë sërbë u lënduan rëndë, duke theksuar se kjo nuk mund të vështrohet si incident i izoluar, por si pjesë e dhunës së vazhdueshme ndaj sërbëve, ashtu sikurse dhe misioni ndërkombëtar ka mandat që të sigurojë paqen dhe sigurinë në Kosovë, ka dhe detyrimin që të mbrojë popullatën sërbe.
“Bëhet fjalë për një krim edhe më të rëndë të drejtuar ndaj popullit sërb i cili nuk mundet që të shikohet si incident i izoluar, por si pjesë e dhunës së vazhdueshme, frikësimit dhe presionit që sërbët në Kosovë e Metohi, janë të ekspozuar prej vitesh nga ana e institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, ka thënë Vujiq, informon Qeveria e Sërbisë. Sipas fjalëve të tij, sulmi është pasojë direkte e atmosferës së pandëshkueshmërisë dhe urrejtjes së hapur ndaj sërbëve që përhapet sistematikisht dhe inkurajohet nga ana e Prishtinës.
“Përgjegjësia nuk u takon vetëm autorëve, por dhe të gjithë atyre që lejuan promovimin e dhunës ndaj sërbëve dhe që inkurajojnë që dhuna të bëhet e përditshme”, tha ministri.
Vujiq kërkon hetim urgjent dhe të paanshëm nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, identifikimin e agresorëve dhe ndëshkimin e tyre më të rreptë, si dhe përcaktim të qartë të përgjegjësisë së institucioneve të përkohshme të Prishtinës, të cilat me veprimet e tyre inkurajojnë dhe justifikojnë këto dhe krime të ngjashme.
Veçanërisht theksoi se misionet ndërkombëtare me mandat për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë, kanë detyrimin të mbrojnë popullsinë sërbe dhe çdo mungesë reagimi prej tyre, kërcënon edhe më, të drejtat themelore njerëzore të sërbëve.
“Sërbia nuk do të heshtë para dhunës ndaj popullit të vet. Të gjitha sulmet ndaj sërbëve do të dokumentohen dhe do të sillen para organeve përkatëse ndërkombëtare, e veçanërisht para Këshillit të Sigurimit”, tha Vujiq.
Ky i fundit shtoi se Ministria e Drejtësisë u ofron mbështetje të plotë të plagosurve dhe familjeve të tyre dhe tha se shteti i Sërbisë do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale në dispozicion për të mbrojtur sërbët në Kosovë.
Në incidentin e armatosur në një kafene në Deçan, u lënduan dy sërbë, si dhe një shqiptar, avokati D.C.
Si pasojë e lëndimit të dy sërbëve, reagoi Zyra për K&M, e cila deklaroi se Radovan M. dhe Dejan S. sërbë të zhvendosur nga Kosova qysh prej vitit 1999, tregon sesa të rrezikuar janë nga sulmet të kthyerit në territorin e Kosovës si shënjestër e politikës së Kurtit.
Nga Lista Sërbe është thënë se sulmi i armatosur tregon se sërbët e Kosovës janë të ekspozuar nga kërcënimet e vazhdueshme dhe ato nuk përjetohen më si rast i izoluar, por pasojë e politikës së rrezikshme që zbatohet sistematikisht.
0 komentet