Zyra për KdheM: Arrestimet e reja janë pjesë e kërcënimit që serbët do ta vuajnë dhe do ta paguajnë
Zyra për KdheM ka bërë të ditur se arrestimi i sotëm i dy serbëve në veri të Kosovës është vazhdimësi e shkaktimit të tensioneve dhe frikësimit të ri të popullit serb.
“Për të shkaktuar tensione dhe kriza të reja në terren, sot në mëngjes janë arrestuar dy serbë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me sa duket si pjesë e kërcënimeve të regjimit antiserb nga Prishtina se serbët do të vuajnë dhe paguajnë. Është e qartë se frikësimi dhe trazirat e reja në mesin e serbëve që nuk duan të largohen nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në njoftimin e Zyrës.
Siç është shtuar, dy të arrestuarit janë dërguar në drejtim të panjohur, në jug të lumit Ibër, ndërsa Zyra menjëherë ka ofruar avokatë për të arrestuarit të cilët po tentojnë të përcaktojnë vendndodhjen e tyre, pasi as familjet nuk kanë informacion të detajuar për më të dashurit e tyre.
“Së pari, Ilija Elezoviq, i zoti i shtëpisë dhe babai i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, u arrestua në Mitrovicë të Kosovës, dhe më pas në Zveçan, Dragan Miloviq, një ish-polic, të cilët të dy u zhvendosën për shkak të konfliktit dhe gjetën qetsinë e tyre në veri të KdheM, për t'u arrestuar papritmas sot. E gjitha kjo flet në favor të faktit se momenti i arrestimit të tyre dhe i frikësimit dhe përndjekjes së re të serbëve nuk u zgjodh rastësisht pikërisht në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar po mbahet, ku presidenti Aleksandar Vuçiq do të mbrojë interesat e Serbisë dhe do t'i prezantojë gjithë bashkësisë ndërkombëtare rëndësinë e respektimit të ligjit dhe normave ndërkombëtare, por edhe të drejtave të rrezikuara të serbëve në Kosovë dhe Metohi", thuhet nga Zyra për KdheM.
Siç shtojnë ata, Zyra do të informojë përfaqësuesit dhe misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë për serinë e arrestimeve të motivuara politikisht.
“Sepse çdo gjë që Prishtina bën dhe bën çdo ditë synon të shkaktojë tensione dhe probleme të reja në terren, prandaj nuk përmbahen nga lëvizjet e shumta përshkallëzuese që kërcënojnë drejtpërdrejt me rrënimin e paqes në këto zona”, theksojn nga Zyra.
komentet