Zyra për K&M: Bastiset shtëpia sërbe në Fushë Kosovë, bëhet fjalë për vazhdim të sulmeve të motivuara etnikisht

Obijena kuća u Kosovu Polju
Burim: Kancelarija za Kosovo i Metohiju

Në Fushë Kosovë sot është bastisur shtëpia e pensionistëve Jordan dhe Sllobodanka Ristiq, një prej familjeve të rralla sërbe që kanë ngelur dhe që jetojnë në këtë qytet, informon Zyra për Kosovë e Metohi.

Sikurse bëhet e ditur në deklaratë, familja Ristiq pavarësisht presioneve, nuk ka braktisur Fushë Kosovën dhe as e ka shitur pronën e vet, por kanë vendosur që të jetojnë këtu të rrethuar nga shqiptarët.

Kur u kthyen sot në shtëpinë e tyre pas vizitës tek vajza, e gjetën të plaçkitur dhe me rrëmujë ku mobiljet, televizori dhe madje edhe rubinetat ishin nxjerrë nga muri, thuhet në deklaratë.

Zyra për Kosovë e Metohi do të ndihmojë familjen Ristiq me dëmshpërblim pasi kjo plaçkitje është goditje për egzistencën e tyre.

Bëhet fjalë për incident të ri me motive etnike nën regjinë e shqiptarëve aq më shumë që nuk kalon një ditë pa patur sulm të ri ndaj sërbëve, veçanërisht në jug të Ibrit. Fakti është se këto sulme ngelen të pazbardhura dhe të pasanksionuara dhe ndikojnë për incidente të reja dhe ekstremistët tregojnë se nuk egziston qëllim i sinqertë i Prishtinës për ndërtimin e bashkëjetesës së qëndrueshme, konkludohet në njoftimin e Zyrës për Kosovë e Metohi.