Zyra për K&M: Sulmi ndaj Guxhiqit tregues i përkeqësimit të situatës së sigurisë në zonat sërbe

kancelarija za kim baner
Burim: Kosovo Online

Zyra për Kosovë e Metohi ka dënuar sulmin ndaj Mirosllav Guxhiqit në Gushtericën e Poshtme duke theksuar se fjala është për tregues më shumë të përkeqësimit të situatës së sigurisë në zonat sërbe dhe e rritjes së tensioneve etnike.

“Zyra për Kosovë e Metohi dënon sulmin ndaj Mirosllav Guxhiqit i cili ndodhi sot në Gushtericën e Poshtme kur sipas dëshmisë së vet, ky sërb u rrah në territorin e ambulancës në këtë vend sërb nga ana e grupi shqiptarësh dhe në të njëjtin rast u lëndua dhe një punonjës i këtij institucioni shëndetësor ku tentoi t’a ndihmonte”, thuhet në njoftim.

Theksohet se ky incident me motive etnike vjen pas një sërë veprimesh antisërbe nga regjimi në Prishtinë, si dhe sulmeve ndaj sërbëve që mbeten të pazbardhura apo joaktivisht të sanksionuara çka ndikon stimulativisht agresorët që i trajtojnë sërbët si shënjestra.

“Fjala është për tregues më shumë të përkeqësimit të situatës së sigurisë në zonat sërbe dhe rritjes së tensioneve ndëretnike”, thuhet nga Zyra për K&M.

Të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Spitalore në Graçanicë, në të cilën i lënduari Guxhiq do të mbahet nën vëzhgim, duke pasur parasysh se pësoi lëndime në zonën e kokës.

“Në kontakt me familjen e Guxhiqit janë vënë menjëherë përfaqësuesit tanë nga terreni, për t’i ofruar mbështetje dhe me ta dhe drejtuesit e spitalit të diskutonin rreth gjendjes shëndetësore dhe shkallës së lëndimeve të të plagosurve”, bëhet e ditur nga Zyra në deklaratë.