Zyra për K&M: Familjes Gjokiq nga Radeva u digjen objektet ndihmëse, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se në familjen pesëanëtarëshe Gjokiq nga Radeva pranë Lipjanit, natën e djeshme janë djegur objektet ndihmëse në të cilat kanë qenë të ruajtura tërfili, misri dhe makineritë bujqësore dhe sipas vlerësimeve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Me këtë akt dhune u godit direkt egzistenca e kësaj familjeje të ndershme sërbe që merret me bujqësi dhe Zyra për Кosovë e Metohi së bashku me përfaqësuesit tanë ndodhen në terren për t’i ndihmuar në këtë situatë” theksohet nga Zyra për K&M.
Sikurse bëhet e ditur, koha e festave kushedi sesa herë, është shfrytëzuar sesi popullit sërb në Kosovë, t’i përcillet mesazh se nuk ka tolerim dhe që sërbët nuk mund të jenë të qetë në asnjë ditë të vitit.
“Ky nivel politik që sponsorizon urrejtje dhe agresion në Europë, nuk është parë prej dekadash dhe është e pabesueshme se përkundër përditshmërisë së ashpër, në bashkësinë ndërkombëtare ende ka të tillë që flasin për demokraci dhe sundim të ligjit në Kosovë e Metohi. Në një shoqëri të rregullt dhe paqësore, puna e policisë do të ishte të parandalojë dhe të zgjidhë krimet e urrejtjes, megjithatë vite më pas, asnjë ekstremist shqiptar nuk është dënuar si shembull për predikimin e urrejtjes apo sulme me motive etnike”, është thënë.
Zyra për K&M ka theksuar se është e qartë se pas çdo akti të dhunës ndaj sërbëve në Kosovë, qëndron ideologjia e urrejtjes e regjimit të kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe kërkoi prej prezencës ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa të përgjegjshme.
“Është tërësisht e qartë se pas çdo akti dhune ndaj popullit sërb në Кosovë e Metohi, qëndron ideologjia e urrejtjes promovues dhe krijues i të cilit është Albin Кurti. Dhe në këtë rast kërkojmë prej prezencës ndërkombëtare në Кosovë e Metohi që të ndërmarrë hapa vendimtarë për të normalizuar klimën politike dhe shoqërore në krahinën jugore sërbe dhe për t’a kthyer atë në kushte paqësore” bëhet e ditur nga Zyra për K&M.
0 komentet