Zyra për K&M: Hiqet flamuri i Sërbisë në memorialin përkujtimor në Gorazhdevc
Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se dy persona të paidentifikuar mbrëmë kanë hyrë brenda gardhit përreth memorialit përkujtimor në Gorazhdevc kushtuar banorëve vendas të vrarë nga agresioni i NATO dhe fëmijëve që u vranë në sulmin terrorist në Bistricë në vitin 2003, duke hequr flamurin e Sërbisë.
Nga Zyra për K&M dënohet ashpërsisht përdhosja e memorialit përkujtimor në Gorazhdevc duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një tentativë më tepër të frikësimit të sërbëve në këtë enklavë.
Në deklaratë bëhet e ditur se axhenda politike e regjimit të kryeministrit kosovar Albin Kurti. “inkurajon ekstremistët me veprime antisërbe” çka sikurse bëhet e ditur, përkeqëson edhe më pozitën e sërbëve që prej dekadash jetojnë në jug të Ibrit në kushte mjaft të vështira.
“Fakti që pak më shumë se një muaj më parë ishim dëshmitarë të tërbimit të ekstremistëve shqiptarë në Graçanicë, konfirmon se nuk është fjala për incidente të izoluara, por fushatë frikësimi e organizuar dhe e motivuar politikisht” bëhet e ditur në njoftim.
Nga Zyra për K&M kujtohet se shumë herë është kërkuar prej prezencs ndërkombëtare në Kosovë t'i kushtohet vëmendje më e madhe krijimit të mjedisit më të sigurt në fshatrat sërbe në jug të Ibrit dhe nevoja për këtë lind, siç theksojnë ata, sidomos në periudhën parazgjedhore, kur pasionet politike janë në kulm.
“Kërkojmë që në atmosferën në të cilën policia e Kurtit në kohën e Krishtlindjes në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë demonstron forcë duke u marrë njerëzve flamujt sërbë, bashkësia ndërkombëtare më në fund të angazhohet në gjetjen e përgjegjësve për këtë provokim të turpshëm dhe frikacak në Gorazhdevc dhe komunitetit ndërkombëtar i tërheqim vëmendjen në atë që sërbët në Kosovë e Metohi në mënyrë evidente janë kolektivi më i cënueshëm në Europë dhe se incidentet etnikisht të motivuara ndaj tyre, kanë marrë përmasa epidemike” përmbylli deklaratën Zyra për K&M.
komentet