Zyra për K&M: Kurti vijon me tentativat e rrëmbimit të institucioneve të Republikës së Sërbisë, është informuar Llajçak
Zyra për Kosovë e Metohi e Qeverisë së Sërbisë deklaron se heqja e simbolit të Republikës së Sërbisë dhe vendosja e tabelës me nënshkrimin "Republika e Kosovës" në institucionet që nuk financohen nga Prishtina dhe me mjetet nga buxheti sërb kujdesen për mirëqenien e qytetarëve më të cënueshëm, është tjetër konfirmim se sundimi i terrorit të Albin Kurtit nuk njeh kufij.
“Albin Kurti në mënyrën e tij të dhunshme vazhdoi me tentativat për mbylljen dhe rrëmbimin e institucioneve të Republikës së Sërbisë në Kosovë e Metohi, ndërsa në shënjestrën e tij sot u gjendën qendrat për punë sociale në Lleposaviq dhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Është e qartë se kjo është lëvizje përshkallëzuese, pas shpalljes së ndalimit të pagesave me dinarë, në funksion të frikësimit dhe heqjes së mëtejshme të të drejtës së popullit sërb, pasi Kurti me këmbëngulje po tenton të dëbojë sërbët nga Kosova e Metohia e kështu duke i lënë ata të uritur dhe pa mjete për jetesë”, thuhet në deklaratë.
Siç shtohet, Albin Kurti nuk do t’ia dalë me këtë.
“Rreth aktit të fundit të dhunës tashmë është informuar ndërmjetësi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, ndërsa së shpejti do të marrin informacione të detajuara edhe të gjitha organet tjera relevante ndërkombëtare. Sërbët në Kosovë e Metohi që marrin paga apo ndonjë lloj asistence sociale përfituar nga shteti i tyre, nuk do të lihen në mëshirën dhe pamëshirën e pamendësisë së Kurtit, pasi Sërbia jo vetëm që është e detyruar të kujdeset për mirëqënien e qytetarëve të vet, por është e detyruar të mbrojë në mënyrë demokratike themelet njerëzore në krahinën e vet jugore”, thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.
Kurti, siç shtohet, përditë minon dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mohon të drejtat elementare të njeriut të sërbëve në Kosovë e Metohi dhe është e nevojshme që, sa nuk është vonë, me reagim të ashpër dhe vendimtar të bashkësisë ndërkombëtare të ndalet fushata e tij kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.
komentet