Zyra për K&M: Policia e Kurtit dëshiron që sërbëve më të rinj t’u heqë mundësinë e shkollimit në gjuhën amtare

Kancelarija za KIM baner
Burim: Kancelarija za KIM

Policia e Kurtit sot në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës uzurpoi dhe mbylli ambjentet e “Mesazherit Zyrtar” e si rjedhojë u pamundëson furnizimin normal të nxënësve sërbë me libra dhe pajisje shkollore, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për K&M.

Sikurse theksohet në njoftimin e Zyrës për K&M “sulmi dinak nga të ashtuquajturit inspektorë të pushtetit komunal ilegjitim, të instaluar përkundër vullnetit të banorëve të pjesës veriore me shumicë sërbe të Mitrovicës së Kosovës, është sulm indirekt ndaj fëmijëve, me synim që sërbëve më të rinj t’u heqin mundësisë të shkollohen në gjuhën amtare dhe sipas programeve të Republikës së Sërbisë”.

“Qeverisjet vendore në shoqëritë demokratike janë në shërbim të qytetarëve, megjithatë gualitjerët antisërb të pushtetit të Kurtit në veri të Kosovës e Metohisë, sikurse u konfirmua edhe një herë, janë shërbim për shtypjen e qytetarëve dhe shkeljes së të drejtave bazike të njeriut. Sulmi i Kurtit tek institucionet që janë garant të egzistencës së popullit sërb në veri të Kosovës e Metohisë, është vazhdim i politikës së tij të spastrimit etnik me synim persekutimin e gjithçkaje sërbe në Kosovë e Metohi” shkruhet në njoftimin e Zyrës për K&M.

Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut mbyllën sot objektin e “Mesazherit Zyrtar” për fëmijët që shkollohen në sistemin sërb të furnizimit me libra shkollorë.

Inspektorët u kanë thënë punonjësve se ky objekt i përket Komunës dhe se ata nuk kanë leje për punë.