Rama dhe Mitsotakis në Dropull, sheshi i Dervicijanit do të mbajë emrin e babait të kryeministrit grek

Micotakis i Rama u Đirokastri
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Greqisë Kirjakos Micotakis nën shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kanë vizituar komunitetin grek minoritar në Gjirokastër.

Me thirrjet “Greqi, na mbulo dhe ne”, flamuj grek, këngë e valle popullore u prit kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis gjatë vizitës në minoritetin grek në Shqipëri, ku ka premtuar përmbushje të të drejtave të pakicës kombëtare në vendin tonë, raporton korrenspodenti i Kosovo Onlajn nga Gjirokastra.

Po ashtu ai shprehu mbështetje ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe garantoi se do të jetë zë i brendshëm për anëtarësimin në BE. Nuk munguan mesazhet e bashkëpunimit as nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se minoriteti është ura lidhëse në marrëdhëniet mes 2 vendeve.

Në vizitën e tij në fshatin Dervicijan ne Gjirokaster ku mbërriti me helikopterin e Ushtrise Greke, Mitsotakis kujtoi vitin 1991 kur babai i tij mbërriti në këtë fshat për herë të parë në një kohë kur Partia Komuniste ishte ende në pushtet. Kryeministri Edi Rama tha se sheshi kryesor i fshatit Dervician do të merrte emrin e Konstandinos Mistotakis, babait të kryeministrit aktual grek, Kiriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90.

Rama ftoi Mitsotakis të merrte pjesë në inaugurimin e sheshit kryesor të ketij fshati ku në përvjetorin e vdekjes së Konstandin Mitsotakis do të vendosej edhe busti i këtij të fundit.

“Kemi përgatitur projektin e ndërtimit të sheshit të ri në këtë fshat ku do mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis dhe në nderim të tij, do të vendoset edhe busti i tij. Në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu. Kështu që Kiriako jep fjalën që do vish për të inauguruar sheshin, bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar minoritetin grek si urë të pazëvendësueshme të lidhjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në fjalën e tij në Derviçan u shpreh se pakica kombëtare është e rëndësishme për ekonominë.

“Minoriteti grek është urë e pazëvendësueshme mes 2 vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua ti përshëndes të gjithë qytetarët me kombësi greke të cilët i kanë dhënë vendit dhe falë lirisë dhe hapjes së kufijve pas një periudhe të gjatë, mund të lëvizin lirisht. Perfaqesuesit e ketij komuniteti janë ndër më të rëndësishmit në ekonominë tonë”, tha Rama.