Andonoviq: Qëllimi i kampanisë “Qytet i sigurt“ është që të informojë shoferët rreth funksionimit të sistemit
Zëdhënësi i Këshillit Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Maqedoninë e Veriut Dejan Andonoviq tha se synimi i fushatës parandaluese “Qytet i sigurt” që nisi sot, është që të informojë shoferët rreth funksionimit të sistemit dhe të rrisë vetdijen për domethënien e respektimit të rregullave të trafikut. Ai theksoi se rregullat duhet të respektohen pavarësisht nëse në rrugë egzistojnë kamera.
"Praktikisht, Këshilli Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor ka për synim që të mbështesë sistemin "Qytet i Sigurt", me qëllim përmirësimin e sigurisë në trafik. Kështu quhet kompania që nisëm sot. Ajo ka për synim para së gjithash, t'u tregojë qytetarëve se sa e rëndësishme është të drejtojnë mjetin sipas rregullave, rregulloreve dhe sinjaleve të përcaktuara të trafikut. Sistemi vetëm sa evidenton shkeljet, por këto të fundit i bëjnë njerëzit. Vendosim, të gjithë ne përdoruesit e rrugës, nëse do të kryejmë shkelje apo jo. Sistemi vetëm sa e evidenton atë. Ndaj varet nga ne të mos kryejmë shkelje, por të drejtojmë sipas rregullave, rregulloreve dhe sinjaleve të përcaktuara të trafikut. Po kështu, synimi nuk është ndëshkimi, pra nëse sistemi do t'ju regjistrojë apo jo. Synimi është t'u tregojmë të gjithë përdoruesve të rrugës se, pavarësisht asaj nëse ka kamera apo jo, duhet të drejtojnë sipas rregulloreve ligjore", tha Andonoviq për Kosovo Onlajn.
Ai vuri në dukje se fushata do të përfshijë aktivitete në terren, informacione përmes rrugës së mediave, fletushka edukative, si dhe aktivitete në vendkalimet kufitare, ku shtetasit e huaj do të informohen për funksionimin e sistemit dhe pasojat e mosrespektimit të rregullave të trafikut.
"Pra, ne kemi aktivitete në terren ku përmes medias dhe fletushkave edukative, u tregojmë përdoruesve të rrugës se si funksionon sistemi dhe cilat janë pasojat nëse nuk i respektoni rregullat dhe rregulloret dhe gjithçka që lidhet me evidentimin përmes sistemit "Qytet i Sigurt". Në veçanti, do të kemi një pjesë të fushatës në vendkalimet kufitare, ku shtetasit e huaj që kalojnë tranzit ose vijnë në shtetin tone, do të informohen në kohën e duhur. Veç kësaj, është qëndrimi im personal dhe i Këshillit, që pavarësisht nëse ka kamera apo jo, duhet të drejtoni sipas shpejtësisë së përcaktuar. Nuk duhet të konsumoni alkool. Duhet të respektoni rregullat dhe rregulloret e trafikut, sinjalistikën e trafikut dhe të gjitha kushtet e rrugës që keni kur udhëtoni. Sërish e them pavarësisht tek ajo nëse ka kamera apo jo, e rëndësishme është vetdija, vetdija publike, kultura e trafikut dhe etika e trafikut", tha ai.
Duke folur për fluksin në vendkalimet kufitare, Andonoviq tha se Këshilli Republikan për Sigurinë Rrugore nuk ka të dhëna rreth asaj nëse fluksi është pakësuar, duke theksuar se për informacione të tilla, kompetente është MPB.
"E para do t’u them se institucioni që përfaqësoj nuk merret me këtë. Nuk kam të dhëna. Sigurisht, MPB është ajo që duhet të informojë. Ajo çka ne si Këshill Republikan për Sigurinë Rrugore, së bashku, në partneritet me MPB është që të rrisim sigurinë, të informojmë njerëzit dhe t'i paralajmërojmë për pasoja eventuale. Sigurisht, përsëri, gjobat... nuk janë pasoja. Gjobat nuk duhet të konsiderohen fare si gjoba, por si sanksione ligjore. Ne flasim rreth asaj që të mos shkohet deri tek gjobat, të eliminojmë shkaqet e tyre dhe jo kurimin e pasojave", tha në fund Andonoviq.
0 komentet