Banorët e Grykës së Thatë: Jemi të shqetësuar, nuk dimë se ku do të kurohemi
Përfaqesuesi i fshatit Gryka e Thatë Vasilije Tomasheviq ka thënë për Kosovo onlajn se banorët e këtij vendi janë mjaft të shqetësuar pas mbylljes së sotme të ambulancës vendore që punonte në sistemin sërb dhe është e pasigurtë se ku do të kurohen banorët. Infermierja Gordana Tomasheviq bën të ditur për Kosovo onlajn se inspektorët me rastin e mbylljes së ambulancës, thanë se duhet të punojmë sipas sistemit kosovar.
Vasilije Tomasheviq për Kosovo onlajn thekson se inspektorët nga Komuna e Sërbicës dhe Prishtinës erdhën me xhipa dhe mbyllën ambulancat në Grykën e Thatë dhe Banje.
“Na mbyllën ambulancën në Grykën e Thatë dhe Banje dhe prej shkollës fillore në Banje hoqën tabelën në të cilën shkruhej `KA e Kosovës dhe Metohisë Republika e Sërbisë`. Kanë qenë gati katër xhipa të Inspektoriatit Shëndetësor nga Komuna e Sërbicës dhe Prishtinës”, ka thënë Tomasheviq.
Ky i fundit thotë se banorët janë të frikësuar, sidomos pas zhvillimeve të fundit dhe arrestimeve të banorëve të këtij fshati.
“Ne dhe ashtu jemi të lënduar. Para gati një muaji u arrestuan disa njerëz. Njerëz që ishin nën presion. Jemi fort të shqetësuar, nuk është e thjeshtë kur dimë që e nesërmja këtu nuk do të ketë mjek, kur nuk e dimë se ku do të jenë kartonat për përshkrimin e terapive” bën të ditur Tomasheviq.
Infermierja Gordana Tomasheviq sot ishte në vendin e punës kur erdhi Inspektoriati dhe mbylli ambulancën në Grykën e Thatë.
“Erdhën dhe thanë se nuk mundemi më të punojmë sipas sistemit të Republikës së Sërbisë, se duhet të punojmë sipas sistemit kosovar, mbyllën ambulancën dhe ikën” bën të ditur Tomasheviq.
Ajo thekson se ishte e tronditur.
“Nuk ishte e thjeshtë për mua. Më e keqja është sepse erdhën në ditën e të Premtes së Madhe. Nuk punoj këtu prej një viti, por prej 38 vitesh” na thotë Gordana me lot në sy.
Inspektoriati Kosovar mbylli sot ambulancën “Shënjt Nikolla“ në fshatin Banje, Komuna e Sërbicës dhe ambulancën në fshatin Gryka e Thatë në ditën e të Premtes së Madhe. Njëkohësisht prej Shkollës Fillore “Millun Jakshiq“ në fshatin Banje dhe nga Shkolla Teknike në Sërbicë u hoqën tabelat.
Kujtojmë se para më shumë se një muaji në Grykën e Thatë u arrestuan pesë sërbë nën akuzën e krimeve të luftës.
komentet