Dasmë shqiptare në mënyrë sërbe
Kryetari i "Shoqatës së sërbëve Jedinstvo" nga Fieri në jugperëndim të Shqipërisë Eqerem Duleviq në Fejskuk ka publikuar disa video klipe nga dasma në të cilën u bë në rreth Libofshë. Pjestarët e pakicës kombëtare sërbe të cilë tjetojnë në këtë pjesë të Shqipërisë, janë argëtuar nën këngët e Dragana Mirkoviq, Mile Kitiq dhe kënëtarëve të tjerë sërbë.
Ndërkaq dhjetë kilometra nga Fieri në vendin e Reth Libofshës jetojnë një numër i konsiderueshëm sërbësh me origjinë nga Novi Pazari dhe përreth kësaj treve të Shqipërisë u vendosën këtu në përfundim të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918.
Siç rrëfen për Kosovo onlajn 83-vjeçari Ismet Duleviq, i ati dhe gjyshi janë myslimanë nga Rashka dhe pas largimit të osmanëve nga Sërbia, nuk u interesonte se si do të ishte jeta për ta pas krijimit të shtetit të ri të Mbretërisë së Sërbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.
Stërgjyshi i tij Sulejmani, pronar tokash nga fshati Bujcë afër Novi Pazarit, vendosi të dërgonte djalin e tij Luanin për të mësuar se si do të ishte jeta për ta në Greqi apo Turqi.
Atje nuk i pëlqeu Luanit, ndaj vendosi të rikthehej në Bujcë.
Megjithatë në kthim dhe disa bashkëqytetarë të tij u ndalën në Shqipëri, ku kanë qëndruar deri më sot.
"Ime më dhe i ati nuk dinin asnjë fjalë shqip, vetëm sërbisht. Dhe im at më mësoi. Unë kam amanet nga im at që të çel një shkollë të mësojmë gjuhën tonë, gjuhën sërbe. Gjuha jonë është sërbishtja, nuk është shqipja, këtë më ka mësuar im at. Ky i fundit erdhi këtu në vitin 1924, kërkoi të kthehej në Novi Pazar, po atë nuk e la Ahmet Zogu. Dy, tri herë shkoi tek ai, po Zogu i tha atij: 'Të kthehesh në vendin tënd nuk të lë! Urdhëro gjithë Shqipërinë zgjidh kë tokë të duash të t’a jap për të jetuar” rrëfen Ismeti.
Ky i fundit thotë se më vonë sërbët në Shqipëri jetuan në kohë shumë të vështirë në kohën e stafetës së hekurt të Enver Hoxhës, ata nuk lejoheshin të flisnin gjuhën e tyre dhe të shpreheshin lirshëm, por sot situata është shumë më ndryshe.
Siç thotë ai në zonën përreth qytetit të Fierit ku jetojnë sërbët, për të gjithë është e nohur si tokë sërbe.
Ismeti thotë se krahas Duleviqëve të cilët rikthyen mbiemrin e tyre nga Dulla në Duleviq, në këtë pjesë jetojnë edhe familje të tjera të mëdha si Rizvanoviqët, Skrela, Drini (Drinjakoviq) dhe të tjerë.
Pas miratimit të ligjit për ruajtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri në vitin 2017, sërbët janë krahas egjiptianëve, romëve, malazezëve, maqedonasve të veriut, bullgarëve, boshnjakëve, rumunëve, grekëve, vllehëve dhe njihen si pakicë popullore. Sot nuk është i njohur numri i saktë i sërbëve që jetojnë në Shqipëri, as në Fier dhe përreth tij.
Rregjistrimi i fundit dëshmoi se në Shqipëri jetojnë gjithsej 155 sërbë. Ky rregjistrim nuk u pranua nga asnjë bashkësi minoritare në vend. Për 18 shtatorin e këtij viti është lënë rregjistrimi i ri i banorëve dhe banesave në Shqipëri.
0 komentet