Flamujt e rinj të Serbisë po valojnë në katër komuna në veri të Kosovës

Nove zastave Srbije u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Katër komunat serbe në veri të Kosovës, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut janë dekoruar me flamuj të rinj të Serbisë.

Flamujt e rinj të Serbisë valojnë nëpër rrugët e qytetit, por edhe përgjatë rrugës kryesore Mitrovica e Veriut-Rashka.

Në rrugët e Leposaviqit sot në mëngjes nuk kishte pothuajse asnjë kalimtar, për shkak të 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punës, e cila është ditë jopune, por janë zbukuruar me flamuj të rinj të Serbisë, si në Zveçan dhe Zubin Potok.

Flamujt e rinj janë vendosur mbrëmë edhe në Mitrovicën e Veriut, të cilët fillimisht janë vërejtur në shëtitoren kryesore afër Knez Llazarit e deri te ura në Ibër.

Gazetarët e Kosovo online kanë regjistruar pamje nga katër komuna serbe në veri të Kosovës.