Jovanoviq: Pjesëtarët e KFOR-it donin të hynin të armatosur në kopshtin e fëmijëve, u frikësuam, por nuk i lejuam të hynin

Direktorka vrtića u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Në momentin kur ushtarët e KFOR-it kanë hyrë me armë në duar rreth orës 12:30 në oborrin e kopshtit në Leposaviq dhe janë nisur drejt derës së përparme, në ndërtesë kanë qenë rreth 300 fëmijë të të gjitha moshave, ndërsa më të vegjlit kanë fjetur, ka thënë pëe Kosovo Online drejtoresha e objektit “Naša radost” Zorica Jovanoviq.

"Ushtarët e KFOR-it hynë në oborrin e kopshtit tonë pa paralajmërim, të armatosur dhe ende në hyrje zyrtare. Në atë moment fëmijët ishin duke fjetur dhe ne kemi rreth 300 fëmijë të të gjitha moshave në institucionin tonë, nga gjashtë muajsh e deri të parashkollorët", thotë drejtoresha Jovanoviqi.

Siç ka shpjeguar ajo, kur dy ushtarët e KFOR-it kanë zbritur nga xhipi, rojet e sigurimit të kopshtit i kanë vërejtur dhe kanë tentuar të bisedojnë me ta.

“Megjithatë, ata nuk donin të flisnin, ata insistuan që t'ua hapim derën kryesore të hyrjes. Sepse ne nuk e bëjmë këtë, për shkak se është e papranueshme për hir të sigurisë së fëmijëve tanë, veçanërisht jo për njerëzit që janë të armatosur dhe të cilët nuk duan asnjë komunikim me ne. Ne nuk e bëmë këtë dhe ata qëndruan në institucionin tonë më shumë se dhjetë minuta. Pastaj ata u kthyen në të njëjtën mënyrë si erdhën dhe u larguan nga rrethi ynë. E gjitë kjo ka ndodhur sot rreth orës 13:00”, ka thënë Jovanoviqi.

Jovanoviqi shton se punëtorët ishin të frikësuar sepse ushtarët nuk u paraqitën dhe ishin të armatosur.

"Të gjithë kemi qenë të frikësuar, para së gjithash për shkak të fëmijëve për të cilët jemi përgjegjës. Veprimtaria e këtij institucioni është të punojë me fëmijët e moshës parashkollore, ndaj jemi përgjegjës në radhë të parë për sigurinë e tyre. Për këtë arsye, frika në një situate të tillë është e pashmangshme”, tha Jovanoviqi.