Komandanti i zjarrfikësve në Zveçan: Vërshimet më të mëdha në 50 vitet e fundit

Žerovnica
Burim: Kosovo Online

Për shkak të reshjeve të dendura që zgjasin më shumë se 15 orë në veri të Kosovës, përrenjtë e rrëmbyeshëm po shkaktojnë probleme të mëdha për banorët në veri, veçanërisht në komunën e Zveçanit, ku vërshojnë përrenjtë dhe lumenjtë, dhe situata më e rëndë është në fshatrat Joshevik dhe Zherovnicë, ku uji arrinte nëpër shtëpi. Siç ka thënë për Kosovo Online, komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zveçan, Vlladan Radomiroviq, kjo situatë është më e vështira në 50 vitet e fundit.


Në terren ka shërbime të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, si dhe zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të zvogëlojnë dëmet dhe të mbrojnë ndërtesat dhe banesat me argjinatura shtesë.

Komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zveçan, Vlladan Radomiroviq, tha se as banorët më të vjetër të Zveçanit nuk e mbajnë mend këtë gjendje me vërshime.

“Situata është më e vështira në 50 vitet e fundit. Kemi probleme të mëdha me vërshimet, dhe niveli i lumit Ibër po rritet pothuajse në të gjitha pikat. Të gjithë është në rrezik. Më shumë se 50 shtëpi janë përmbytur, momentalisht më e keqja është në Grabovc ku ka ndodhur një rrëshqitje e madhe e cila ka shkulur edhe shtyllat, fat që shtyllat nuk kanë rënë në shtëpi, sepse do të kishte viktima. Ne po mundohemi dhe të gjitha ekipet janë të angazhuara, por nuk mund të arrijmë gjithçka sepse vazhdimisht marrim thirrjet të reja nga qytetarët”, tha Radomiroviq.